LONI
PROFILI   GALERI   BLOGE   GUESTBOOK   MIQTE   FAVORITET   VIDEO   HOME  
 
mem_normal OFFLINE
Male
25 vjec
tepelen
United Kingdom
Vizita ne Profil: 222
[ 30 ]


REGJISTRUAR ME: 04/30/2008
SHENJA HOROSKOPIT: Peshqit
IDENTIFIKIMI FUNDIT: 10/12/2008 15:37:34
VLERESIMI: 9.99









Duke shfaqur komentet 10 te 22
09/07/2008 04:22:16

Integrim

Fenomeni i parë:
këpucët e tua
kanë emigruar nga fshati.
Fenomeni i dytë:
Bukur!
Vetëm njëra këpucë
shuan etjen me baltë.

Trapiant

Me duar borxh
më dhurove një trëndafil
aromën e këndshme e ndiej
me një hundë të marrë hua.
Nëse vazhdojmë kështu
unë me një zemër të re
më s’do të të dua.

Djalli

Të kujtohet, engjëlli im?!
Ta kërkova hënën
atë ditë kur portreti yt
ndriçohej nga dy brirë
nxihej nga dy krahë.
Faleminderit,
por nuk doja
të ma vendosje nën jastëk
të vrarë...

Macja

Nëse do të isha mace
nuk do të lodhesha
as në shtatë jetë të të doja.
Para oxhakut të shtëpisë
do të merrte flakë ndjenja
dhe gëzofi im i ri
nuk do të ishte më gri dimri.
Ndërsa kështu si jam
s’kam as kthetra për të të çjerrë.

Si buka

Sot kam dëshirë
ta thërrmoj hënën si bukë
mbi pecetën me kuadrata blu.
Nuk do ta ha sepse
nuk kam uri kur mendoj për ty.
Por edhe sikur të kisha
nuk do të lija në errësirë
rrugën për tek unë
nuk do ta gjeje.

Heshtja

Heshtja është si shiu
mund të pikojë,
por të të bëjë edhe qull.
Heshtja është si puthjet
ndizet dhe shuhet në dy gojë.
Heshtja është e tejdukshme
futet në bufenë e enëve
apo edhe në shtrat
që të nesërmen të hajë
dhe të flejë prapë.

Bukuria nuk është demokratike

Unë kam frikë nga njerëzit e bukur
sepse ma plaçkitin zemrën dy herë.
Unë kam frikë nga njerëzit e bukur
sepse janë të armatosur keq.
Mund të të tundojnë të bësh një krim
krimin e të dashuruarit një të bukur.
Unë kam frikë nga njerëzit e bukur
sepse bukuria nuk është demokratike.
Do të më duhet të jetoj në një dritë-hije
ku hija është për aftësinë time
dhe drita për bukurinë e tij.

E vërteta

 

E vërteta, kafshimi i lakuriqit të natës në qafën e
lepurit të shurdhuar
që kërkon të arratisë shpirtin e tij nga trupi i tij
dhe të strehoetbrënda trupit të një tigri.
E vërteta,dëshira për tu larë në liqenin e acartë të marrëzisë
i mbështjellë nga një tis guximi
që shdrin si një xixëllonjë xanxare
e cila tallet me errësirën e natës.
Instikti për të zgjatur duart afër jetës dhe
Të përpiqesh që ta kapësh edhe pse është tepër e shpejtë

Vemja bëhet flutur

Me stilolaps, përpjekje të vihet rregull në orgji fjalësh,
Që mbrëmjeve bëjnë zhurmë:
një lumë plot llumë, që lë pa gjumë gjithë vendin.
...po fundja më mirë një kafe me llumë,
sesa të jesh një mumje çdo natë:
çdo ditë vdes e rilind prapë.


***

Kur zbres tek vetja
në një errësirë pa anjë fjollë dritë,
e urrej atë ditë kur s‘kisha vetmi.
Buzët i kisha të thara nga etja.
Atë lloj jete mund ta shpëtonte veç vdekja.
Në këtë qilar ku jam,
pranë kam përjetësinë.
Ç‘më duhet tjetër veç një gotë vere,
(më mirë qershori, korriku apo gushti)
të dehem nga nxehtësia që buron nga unë.

***

Vijnë retë nga Troja
dhe vrasin diellin Polifem.
“Mirë ia bëjnë” – thotë një zog –
“Ai vrau Aurorën bijën e tij.”
Dhe me sytë plot më lot,
vajtojnë atë mëngjes,
pikturojnë me sqep,
trishtim të epërm.
Asjnë nuk sqaqet nga to,
vetëm lavdërojnë penelatat.

***

dhe siç thoshte i pabesi:
“ zoti është DJ “,
dhe unë do të shtoja se natyra është mixer
(po në këtë gjullurdi,
ne kush jemi?!-s‘thoshte një kalimtar).
A duhet ta falenderoj nënën natyrë
për këtë fytyrë?



08/30/2008 11:52:04

po ku je mo loni??? humbe fare mos shoku?? u cave duke bo pushime,ok me mungon shume, te coj perqafime te pafundme naten



08/06/2008 03:25:45

HAHAHAHAH ALI PASHA DHE KETU ME GJETE DHE KETU TE GJETA, SA PER PUNEN MOS PYET LEK TE MADH JAM DUKE PRERE ME GERSHERE, ME FAL KE TE DREJTE SEPSE NUK KAM PASUR ME KOHE TE FUTEM NE MSN POR KAM PYETUR KETEN PER TY, KLM TE KAM SHUME XHAN PUCCCCCCCC



07/11/2008 07:14:04

ku je ti mo cun qe ke humb fare,,,pastaj me thua mua qe sdal hahah,,uroje te jesh mire,ciao



07/10/2008 16:09:42

ti je ali pasha mo   hahaaaaaaaa ku je mo njesh ku je , sa here kemi debatu ne chat ne... je njehs fare mo 

te pershendes



07/09/2008 05:12:40

Asgje lali kenaqesia ishte edhe imja.Kalofsh mire dhe ti te puc



07/07/2008 13:28:18


LONI wrote:

jo jo te meroj kejo ersa ty po me mir mos e mer me vete gjithmon se do te le pa grua hahha cioa shoku jam ali pasha gjith te mirat edhe te fala erse nga un


hahha jo e shkreta se eshte e mire ,,tani qe shyne me me ka prere dhe krahet,,po me mire se ngela duke u zene me rrobt,,kur shkoje me grate se marre jo se me le vertet hahha klm ciao



07/07/2008 13:06:39

mire me ke pasha flm,,mire bere qe dole dhe ketej nga profili ime,,une mire jam sme ke pare se kam vedos mos te hy shpesh andej nga chati,,po mos ki merak se ty do te kujtoje ketej,,kalofsh mire ciao baci,,

ej se harrova srri dot pa u zene me ergin,,hahha



07/05/2008 14:47:21



07/05/2008 13:40:05

po jo more ali nuk kam pse te shaj!

flm per komplimentin.si e ke gruan? se nuk te pyeta?