|
ju dua te gjitheve
OFFLINE
|
|
|
Female 23 vjec tirane Albania Vizita ne Profil: 2232
    [ 787 ]
|
| REGJISTRUAR ME: |
05/26/2008 |
| IDENTIFIKIMI FUNDIT: |
01/07/2009 08:30:47 |
|
 |
ufff hobiiii, hobi eshte fotografia, dhe poezia,
Integrim
Fenomeni i parë:
këpucët e tua
kanë emigruar nga fshati.
Fenomeni i dytë:
Bukur!
Vetëm njëra këpucë
shuan etjen me baltë.
Trapiant
Me duar borxh
më dhurove një trëndafil
aromën e këndshme e ndiej
me një hundë të marrë hua.
Nëse vazhdojmë kështu
unë me një zemër të re
më s’do të të dua.
Djalli
Të kujtohet, engjëlli im?!
Ta kërkova hënën
atë ditë kur portreti yt
ndriçohej nga dy brirë
nxihej nga dy krahë.
Faleminderit,
por nuk doja
të ma vendosje nën jastëk
të vrarë...
Macja
Nëse do të isha mace
nuk do të lodhesha
as në shtatë jetë të të doja.
Para oxhakut të shtëpisë
do të merrte flakë ndjenja
dhe gëzofi im i ri
nuk do të ishte më gri dimri.
Ndërsa kështu si jam
s’kam as kthetra për të të çjerrë.
Si buka
Sot kam dëshirë
ta thërrmoj hënën si bukë
mbi pecetën me kuadrata blu.
Nuk do ta ha sepse
nuk kam uri kur mendoj për ty.
Por edhe sikur të kisha
nuk do të lija në errësirë
rrugën për tek unë
nuk do ta gjeje.
Heshtja
Heshtja është si shiu
mund të pikojë,
por të të bëjë edhe qull.
Heshtja është si puthjet
ndizet dhe shuhet në dy gojë.
Heshtja është e tejdukshme
futet në bufenë e enëve
apo edhe në shtrat
që të nesërmen të hajë
dhe të flejë prapë.
Bukuria nuk është demokratike
Unë kam frikë nga njerëzit e bukur
sepse ma plaçkitin zemrën dy herë.
Unë kam frikë nga njerëzit e bukur
sepse janë të armatosur keq.
Mund të të tundojnë të bësh një krim
krimin e të dashuruarit një të bukur.
Unë kam frikë nga njerëzit e bukur
sepse bukuria nuk është demokratike.
Do të më duhet të jetoj në një dritë-hije
ku hija është për aftësinë time
dhe drita për bukurinë e tij.
E vërteta
E vërteta, kafshimi i lakuriqit të natës në qafën e
lepurit të shurdhuar
që kërkon të arratisë shpirtin e tij nga trupi i tij
dhe të strehoetbrënda trupit të një tigri.
E vërteta,dëshira për tu larë në liqenin e acartë të marrëzisë
i mbështjellë nga një tis guximi
që shdrin si një xixëllonjë xanxare
e cila tallet me errësirën e natës.
Instikti për të zgjatur duart afër jetës dhe
Të përpiqesh që ta kapësh edhe pse është tepër e shpejtë
Vemja bëhet flutur
Me stilolaps, përpjekje të vihet rregull në orgji fjalësh,
Që mbrëmjeve bëjnë zhurmë:
një lumë plot llumë, që lë pa gjumë gjithë vendin.
...po fundja më mirë një kafe me llumë,
sesa të jesh një mumje çdo natë:
çdo ditë vdes e rilind prapë.
***
Kur zbres tek vetja
në një errësirë pa anjë fjollë dritë,
e urrej atë ditë kur s‘kisha vetmi.
Buzët i kisha të thara nga etja.
Atë lloj jete mund ta shpëtonte veç vdekja.
Në këtë qilar ku jam,
pranë kam përjetësinë.
Ç‘më duhet tjetër veç një gotë vere,
(më mirë qershori, korriku apo gushti)
të dehem nga nxehtësia që buron nga unë.
***
Vijnë retë nga Troja
dhe vrasin diellin Polifem.
“Mirë ia bëjnë” – thotë një zog –
“Ai vrau Aurorën bijën e tij.”
Dhe me sytë plot më lot,
vajtojnë atë mëngjes,
pikturojnë me sqep,
trishtim të epërm.
Asjnë nuk sqaqet nga to,
vetëm lavdërojnë penelatat.
***
dhe siç thoshte i pabesi:
“ zoti është DJ “,
dhe unë do të shtoja se natyra është mixer
(po në këtë gjullurdi,
ne kush jemi?!-s‘thoshte një kalimtar).
A duhet ta falenderoj nënën natyrë
për këtë fytyrë?
|
|
gladiatori,don zhuani, godfather
|
|
te gjitha llojet mjafton qe rryma qe degjoj te ndikoje ne shqisat e mia dhe te me harmonizoje elektronet duke me dhene andrenaline.
|
|
shtepia prej cokollate,kodi da vincit, i dashuri i saj i pare, mos dashuro kurre nje te huaj,lamtumire zhanete.
|
|
|
me pelqen poezia, fotografia,filmi, libri,sporti.letersia,me pelqen te bej gjithnje gjera te reja, te jem gjithmone ne qarkullim,te kem shoqeri te sakte.te fitoj nje emer te mire, dhe te bej vetem gjera te bukura dhe humane ne kete jete sepse ia vlen ama.
http//http://www.graphicsarcade.com/holidays/new_year/glitter_graphics/new_year_graphics_8.gif
|
|
nnuk me pelqen monotonia, vetmia,njerezit jo korrekte,njerezit qe merren me thashetheme,nuk me pelqen te kem deshtime, nuk me pelqejne gjerat e zgjeruara, buk me pelqen te merrem me fjale.se duroj dot jokorrektesine, te folurit mbrapa kraheve,te merrem me te gjitha llojet e tipeve etj.
|
|
jam 23 vjec, sapo u diplomova ne akademine e filmit dhe multimedias marubi,per momentin punoj ne televizion, shoqeri te pafundme..............
|
|