Title: jeta eshte e bukur
Tage: j e t a ...
Blog Entry: JETA ËSHTË E BUKUR Në jetë, ka momente kur të mungon dikush aq shumë saqë ëndërrat tua do të përmbushen vetëm po ta mbaje shtrëngushëm në kraharor atë person. Kur dera e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet, por ne, ne vazhdojmë të shiqojmë akoma në derën e mbyllur dhe nuk i kushtojmë rëndësi asaj që sapo e kemi hapur. Mos beso në dukje; zakonisht janë të rreme. Mos u intereso shumë për pasuri; se ajo do të zhduket. Kërko dikend që me ty komunikon me të qeshura, sepse një e qeshur, mund të kthejë një ditë të pikëllueshme në një ditë të gëzueshme.Ëndërro çkado që dëshiron të ëndërrosh . Shko kudo që ke dëshirë . Kërko çfarëdo që të dëshirosh . Sepse jeta është unike ashtu siç ti ia jep formën . Nuk do të thotë që fatlumët kanë më të mirën prej të mirave. Ata thjeshtë kërkojnë më të mirën prej asaj çka shohin gjatë udhëtimit të tyre. E ardhmja më e bukur gjithnjë do të varet nga nevoja që të harrohet e kaluara. Nuk do të jesh në gjendje të kalosh nga e kaluara në jetë përderisa nuk do t’i tejkalosh gabimet e së kaluarës dhe të gjitha ato gjëra që të kanë lënduar. Jetoje jetën në plotësi dhe gjithmonë buzëqesh edhe në kohërat e vështira. Dërgoje këtë porosi tek ata që mbështeten në ty.... Siç bëra edhe unë. Tek ata që lënë gjurmë në jetën tënde... ... T ek ata që të kanë bërë për të qeshur kur me të vërtetë ke pasë nevojë për dikend... Tek ata që të japin shpresë kur ndihesh keq. T ek të afërmit e tu ... Tek ata që posa kaluan pranë teje … T ek ata që vijnë te ti që ti përkrahësh . Tek ata që kanë nevojë që t’ju qëndrosh pranë. Asnjëherë mos e lësho mundësinë të sjellësh rreze drite tek personi që ka nevojë për ca fjalë inkurajuese. Jeta nuk llogaritet me frymëmarrje, Por matet me ato momente që të lënë pa frymë . Jeta është e bukur !!! Posaçërisht kur kam miq si ju. Uroj që çdo moment i jetës suaj të jetë i mbushur me gëzim . Prof.Naim Uka
VIEW FULL VERSION: Link