Title: URIME FESTËN E FITËR BAJRAMIT
Tage:
Blog Entry: Festa e parë që po festohet në Kosovën e pavarur ka rëndësi të dyfishtë:Devotshmëri në Kosovën e lirë,e festuar pa dhunën pushtuese mbi kokë. Të nderuar besimtarë! Islami synon të ngrejë një shoqëri humane, në të cilën gjykon dashuria hyjnore e ngritur mbi principe të fuqishme të drejtësisë, bamirësisë dhe mëshirës, dhe assesi nuk i dëshiron njerëzimit shkatërrim dhe rrënim, por i dëshiron udhëzimin, përmirësimin dhe mirësinë. Fitër - Bajrami, vjen si fllad i cili qetëson dhe gëzon zemrat e besimtarëve, të cilët me dinjitet e përkushtim të pashoq, kryen obligimin e Ramazanit duke iu nënshtruar Allahut fuqiplotë me tërë qenien e tyre. Le të jetë kjo festë e Fitër - Bajramit si stimulim në përforcimin tonë ndaj ftesës së besimit, forcim i zemrave tona drejtë shkallëve të larta të devotshmërisë për të na siguruar prosperitet në këtë botë dhe shpëtim në botën tjetër. Le të jetë festa e Fitër bajramit moment i vetëdijesimit tonë, kur ne do të dimë ta respektojmë dinjitetin njerëzor.
VIEW FULL VERSION: Link