Title: DIKUR LYPNIN PER VARFERINE,SOT LYPIN PER DASHURINE
Tage:
Blog Entry: Njeriu ,thoshte Aristoteli,nuk mund te jetoje me vetveten.Ai qe jeton vetem eshte ose zot ose diall,por meqenese nuk eshte asgje nga te dyja,ka nevoje per njerez te tjee,jeton brenda nje shoqerie,qe u krijua pikerisht per nevojen e mbijeteses. Fatkeqesia me e madhe sot eshte qe nuk dime te dhurojme dashuri,nuk dime ta cmojme ate,nuk dime ta falenderojme njeriun e zemres ne menyren e merituar,e kemi humbur sensen e te dashuruarit,te dashuruarit me jeten ne rradhe te pare dhe me ata qe na rrethojne.Veshtire se mund te gjesh kristale dashurie ne diten e sotme.Pse valle ngurtesia dominon kaq shume ne zemrat e njerezve? Nje realitet shume i vrazhde ky i sotmi,hedh syte rreth e rrotull e ajo cka shikon eshte shume kontradiktore .Njerez meskin te mbuluar nga pushteti i vet ,me nje buzeqeshje te ngerdheshur qe te krijon pershtypjen e nje njeriu me vlera morale e te respektueshem,por ne fakt nuk eshte aspak ashtu sic duket.Duket sikur zemrat kane ngrire,ew nuk ka vend per dashuri.Njerezimi po tundohet shume nga vlera materiale ,duke menduar se po te kesh ato ke gjithcka,dhe ne nje fare mase eshte e drejte,por kur zemra nuk rreh trupi mbijeton shume,dhe kjo con drejt shkaterrimit.Dikur lupnin per varferine,se kishin dashurine,sot lypin per dashurin se nuk kane varferine.Jeta e njeriu lodhet cdo dite. Mendja jone lodhet ne cdo moment nga informacione negative,nga kronikat e zeza dhe ngjarjet tragjike,nga zhurma e shoqerise se konsumit,nga logot,nga sloganet dhe premtimet boshe e mashtruese ne fushtata elektorale,si dhe nga reklama pambarim.Ne psikologji kjo forme quhet ndotje e mndjes,e cila na shoqeron kudo,ne pune shkolle, shtepi.Te gjitha keto burojne konflikte te brendeshme,frike,ankthe,shqetesime,trauma.Ndotja e mendjes qe na godet nga te gjitha anet,na mbyt me modele teksa e shikojme veten jashte tyre.Rrjedhimisht na perforcohet mendimi se vazhdojme te jetojme te varfer ne boten e pasur.Por kjo eshte varferi shpirterore. Ajo cka te kendon me shume eshte qe nuk mund ti zesh bese as mikut me te ngushte,ndersa kjo ka qene vlera me e cmuar tona sot i jane zbehur se tepermi rrenjet.Kerkojme bukurine dhe miresine e zemres por ajo na tradhton.Askush nuk del hapur,te gjithe te dhurojne nje buzeqeshje si te ishin te shenjte dhe sa kthen krahet e kupton qe pas nje maske prej engjelli ,fshihet nje fytyre dialli.
VIEW FULL VERSION: Link