VIEW FULL VERSION: Link
Title: SËRBËT E KANË MARRUR VERIUN-POLITIKANËT NA THONË SE KEMI SHTET
Tage: SHABAN CAKOLLI
Blog Entry: ! Publikuar më datë 2008-09-30 14:06:22 nga moderatori admin1 | Lexime totale: 755 Shkruan: Glauk KONJUFCA Të shtunën mbrëma (më 27. 09. ´08), në edicionin qendror të lajmeve të RTK-së u dha një intervistë e zëdhënësit të UNMIK-ut për Mitrovicë, Georgy Kakuk, ku ai pranon haptazi se misioni i OKB-së nuk po bën asgjë për ta parandaluar kontrabandën që po zhvillohet nëpërmjet veriut të Kosovës. Ai u citua të thotë që situata në veriun e Kosovës është "jashtë kontrollit", gjë që sipas RTK’së paraqet pranimin e parë publik nga një zyrtar i UNMIK-ut për gjendjen reale që mbretëron atje. Tash përderisa vetë UNMIK-u po na e tregon të vërtetën për të cilën më parë rregullisht na ka gënjyer, politikanët u kanë dalur gjokshapur këtyre deklaratave për ta siguruar qytetarin e Kosovës se "veriu është brenda Kosovës", se "veriu nuk ka ku të shkojë, do të mbetet këtu" apo se integriteti territorial i Kosovës na qenka i garantuar nga NATO-ja e fuqitë më të mëdha të botës… kështu shkruan në info.dervina lajmet Glauk Konjufca komenti ynë: Serbia do të e merr sërish tërë Kosovën,po që se ne ia lejojmë Ne jemi kalitur me dhunën,por kurrë nuk jemi pajtuar me robërinë.Ne kurrë nuk jemi përcaktuar për dhunën,por i kemi bërë ballë dhunës e terrorit mbi ne.Toka jonë i ka themelet me gjakun tonë dhe si të tillë do të e mbrojmë me gjak e sakrifica saherë të tjerët na e imponojnë.Kosova është mbi të gjitha,edhe mbi kryetitullarët e saj.Gënjeshtrat mbajnë pak kohë në pushtet,por toka e Kosoves mbanë popullin e vet me bukën ,ujin dhe ajrin,me frymën e lirisë,mbanë edhe të vdekurit në varre,që vetëm aty prehen të qetë.Andaj gjaku është derdhur për Kosovën në tërësi,dhe prap do të derdhet nëse kërkohet,por nuk lejojmë Kosovë të ndarë.Kosova ka edhe kryetitullar që më shumë se pushteti u intereson  atdheu i lirë,ata do të i ndriçoi koha.