VIEW FULL VERSION: Link
Title: këngë konagjeqesh
Tage:
Blog Entry:   KAJË MOJ ÇIKË MORI NAXHI Kajë moj çikë, mori Naxhi, Po t’ çojmë nuse nër tupanxhi! Kajë moj çikë, shaminë me lula – Vjehrri yt, po marojke surlja ! Kajë moj çikë, me krye n’ prezore – Vjehrra jote, ish defatore ! Kajë moj çikë, në skaj t’ shamisë – Je kunata e surljaxhisë ! Kajë moj çikë, në këmishë t’ najllanit - Burri yt, po i bien tupanit, Nëpër xhade të Gjilanit, Për iftare të Ramazanit. Se kur t’ shkojnë me e falë Bajramin – N’ derë t’ xhamisë e qet tupanin ! Krejt xhemati i qesin pare - Kurrë nuk t’ le , ty, pa idare! Kajë moj çikë, kajë e kup, Mos kujto qi janë magjup! S’ janë magjup, por  janë mefterë- Krejt Gjilanin e çojnë n’ poterë! Kush ta bajnë ndo ‘i  djalë synet – Burrin tand vjen e ta thërret! N’ kamiona, e në traktora – Bien tupani e ngrihet hora ! Se kur t’ bien n’ tupan guxhumi – Krejt qyteti çohen prej gjumi! Po bien t’ vjetrit “Shahadet” – A u ba luftë, a u ba tërmet?! -Nuk asht luftë, nuk asht tërmet, Po e kanë ba nji djalë synet! E kish nana , djalë hasret, Para tij, i kish edhe tetë! Ky synet asht krejt “normal” – Vishet djali, si “gjeneral”! N’ ballë i shkruen “Mashallah”, Poshtë i shkruen “Bismilah”! Bien tupani – hallakamë, Kcejnë dasmorët pordhë e piskamë! Dridhet toka e dridhet sheshi – N’ tana anët përzihet leshi! Krejt magjupëve ju daltë i thati – Qysh na e morën der këtë zanati?! Krejt magjupët  e marrshin zhugën – Na e kanë marrë prej gojës bukën?! Tash po rrnojmë për “Mashallah”- Guxhum  n’ dorë – tupanin n’ krah ! Guxhum  n’ dorë e surlen n’ gojë – Për me u ra , kem ba përvojë ! Me tupan, n’ veshje kombëtare – Me  guxhum , po marrim pare! N’ guxhum  t’ tupanit e n’ pip të surles- Bajmë gjymysh për nji “Premje t’ Lëkurës!?”             Demir KRASNIQI