Title: NGA JAM
Tage: ALMA PAPAMIHALI
Blog Entry: NJË POEZI VLERE ME POROSI PËR ÇDO SHQIPTAR"NGA JAM" E POETES ALMA PAPAMIHALI . Alma Papamihali Nga jam... Nga je o i huaj, që botës vjen vërdallë, I vdekur me frymë, ballit shkruar mallë, I vrenjtur fytyrës, me shpirt buzëndritur, Pa ngrënë ndër vite, lirisë uritur, Me krahët shqiponjë, me këmbë gjakosur, Nga je o i huaj, pas malesh marrosur... Gjer mbrëmjeve vonë, të hekurtat duar, Zbutur mbi fëmijën, ditës i vetmuar, Zgjuar natës akull, gjumi pa e zënë, Nga je o i huaj, cilin vend ke nënë... Jam nga atje larg, nga det i kulluar, Ku burimet s´shterin, muzika rri zgjuar, Ku s´kamja s´gjen vend, sofrën ta pushtojë Ku miku s´lajmëron, por vjen kur të dojë, Ku zemrat janë hapur dhe dyert çelsa s´kanë Nga Kosova bijë dhe Shqipëria nanë!
VIEW FULL VERSION: Link