Title: thjesh nje dicka me teper per dashurin
Tage:
Blog Entry: Shume, shume kohe me pare ekzistonte nje ishull, ku jetonin gjitha ndjenjat e njerezve: humori i mire, merzitja, dituria...dhe gjitha ndjenjat e tjera, edhe dashuria. por nje dite ndjenjat moren lajmin e keq, se ishulli do permbytej. kesht uqe te gjithe pergatiten anijet dhe po braktisnin ishullin. vetem dashuria deshironte te priste deri ne momentin e fundit. Para se ishulli te fundosej, dashuria kerkoi ndihme. Pasuria po kalonte me nje anije luksose perpara Dashurise. Ajo e pyeti: "Pasuri a mund te me marresh me vete?" " Jo, nuk mundem. Ne anijen time une kam shume ar dhe argjend. Nuk ka me vend per ty." Atehere Dashuria pyeti Krenarine, e cila po kalonte me nje anije te mrekullueshme para saj: "Krenari, te lutem, a mund te me marresh me vete?" "Dashuri, nuk mund te mar me vete" u pergjigj krenaria "ketu cdo gje eshte perfekte. ti mund ta prishesh anijen time" Atehere Dashuria pyeti Merzitjen, e cila po kalonte para saj: "Merzitje te lutem me merr me vete" "Ah Dashuri" tha merzitja "jam aq e merzitur, sa me duhet te rri vetem" Edhe humori i mire po kalonte para Dashuris por qe aq i kenaqur sa nuk e degjoi qe Dashuria po e therriste. Papritur u degjua nje ze "Eja dashuri, te marr une me vete" ishte nje ze i moshuar, ai qe foli/ Dashuria ishte aq mirenjohese dhe e lumtur sa qe harroi ta pyeste te moshuarin per emrin. Kur mberriten ne toke ai iku. Dashuria e vuri re se ishte shume borxhli, pranda pyeti Diturine "Dituri, a mund te me thuash se kush me ndihmoi?" "Ishte koha" u pergjigje Dituria "Koha?" pyeti dashuria. "perse me ndihmoi koha?" Dhe Dituria u pergjigje: "Sepse vetem koha e kupton se sa e rendesishme eshte ne jete Dashuria."
VIEW FULL VERSION: Link