VIEW FULL VERSION: Link
Title: PEQINI
Tage: SH C
Blog Entry: Një qytet i vogël me një histori të lashtë që kalon nëpër shekuj,histori e cila lë gjurmë dhe vazhdo të hedh rrënjë,në këtë qytet të vogël por të pasur.Ka një pozitë të favorshme gjeografike,shtrihet në kryqëzimin e rrugëve Egnatia,një artiere e rëndësishme komunikimi e ilirisë. para shumë vitesh ishte emërtuar me emrin e vjetër Klodiana,historia e tij lexohet në gurët e një rruge me kalldrem që kalonte përmes saj.Një qendër banimi që lidhej me Dyrahun dhe Apoloninë,i njohur për një kontribut të madh në luftën ndaj fashizmit.Peqinasit kanë me qka të krenohen:Me emra kulture si Rifat  Teqja e  Ferdinand Deda që i përkasin një plejade të shkëlqyar muzikantësh,politikaj si Hekuran Isaj,sportist si Bujar Cani e  Sokol Brainca,etj....Do të mund të quhet si qytet sportiv nga se sporti është ndër aktivitetet më të preferuara,ndërsa fudbolli qëndron në majë të sporteve.Historia e sportit këtu fillon kështu:Topin e parë në Peqin e solli një ushtarak nga Shkodra më 1924 dhe prej atëherë ky mbeti si majë e diciplinave sportive.Aty hapëron mjaft mirë edhe televizioni"Klaudiana".