Title: NJË PENDË ARBËRESHE NË DALMACI
Tage: SH C
Blog Entry: 280 vjet më parë në Zarë të Dalmacisë u shpërngulen shumë shqiptarë nga se nuk mundën të durojnë shtypjet e pushtuesit turk.Ata edhe sot jetojnë atje,dhe kanë arritur të ruajnë gjuhë dhe traditë.Deri vonë shqiptarët atje nuk janë martuar me kombe tjera,me që se fatkeqësisht tani kjo edhe behet.Në mesin e tyre njoha një krijues letrar i quajtur Shime Deshpali.Heret mësoj nga i ka rrënjët u frymëzua dhe iu përvesh shkrimeve.Ai mori për sipër të shkruaj për arbëreshët,shkruan prozë dhe poezi,ka botuar disa libra por atë kohë botonte"Tregime arbëreshe" dhe disa permbledhje poetike,ku me pas nga interesimi ynë shfletuam dhe gjetem disa krijime te tij ne revisten"Jeta e Re".Në Zarë edhe komunikohej ngapak shqip,duke u perpjekur në një komunikim njëri më adresoj te ky burrë i moçëm,ky tha është i vetmi krijues në gjuhën shqipe.Bisedum disa qaste,fliste rrjedhshem shqip,nje burrë plot pedantëri,pedagog që ia kishte dalur të ruan zakonet,ndjenjat kombëtare,veqoritë kombëtare.Mësuam edhe një fshehtësi nga ai,po kompononte vepra te ndryshme te muzikes serioze.Duke u ndarë më përqafoj ngrohët dhe më tha:Rroftë Bashkimi Kombëtar.Kanë kaluar vite e vite nga ky takim,kurrë nuk më hiqet nga mendja kjo thënje e tij dhe ai përqafim i ngrohët arbëresh.
VIEW FULL VERSION: Link