Title: ITAKA JONË E PËRBASHKËT
Tage: SH C
Blog Entry: Të gjithë emigrantët pavarësisht racës,kombit apo vendndodhjes,kanë një Itakë të përbashkët:Atdheun.Dikush kthehet dikur,shumëkush mbetet Odise i përjetshëm.Mes këtyre kategorive më fatlumët(nëse kjo mund të konsiderohet fat) janë krijuesit e letërsisë.Ata kanë edhe një Itakë tjetër,Fjalën të cilës i falen ditë dhe netë,përmes së cilës qoftë edhe virtualisht arrijnë te Itaka e tyre,Atdheu.Kështu kemi menduar dhe shprehur kaherë,dhe këtë e vërtetoj këto dita në një revistë Robert Goro,në parathënjen e antologjisë Itaka e Fjalës,të autorit Nase Jani.
VIEW FULL VERSION: Link