VIEW FULL VERSION: Link
Subjekti: VLERAT KOMBTARE NUK KANË MBARIM
Permbajtja: KROI QE NUK SHTERROI Diçka më sillet nëpër kokë. Ndalem, përqendroj shikimin. Disi emocion të shtuar kam sot, nuk shmang dot përmallimin. Në fytyren burrërore të një veterani shikoj një shpirtë të madh shqiptari. Shikoj burrin që i përngjan një vigani trimit me fletë e burrit si skyfter mali. Shumëçka unë shoh tek Reshat Arbana. Më bëjnë përshtypje edhe thinjat e tia. Një burrë që rrallë mund të lindë nëna, si këtë të rrallë i ka, jo vetëm Shqipëria. Kur aktron Isa Boletinin, përulet, shtërngon e puthë flamurin, duani, mbani, lartësoni trimin – virtyte të larta ka, që stolisin burrin. Kur deklamon At Gjergjin e Madh, atë kolos të shqiptarisë, të bën të ndjehesh hero e zemra bëhet mal, ballhapur e krenar, si bir i Shpipërisë. Për të gjallë t’i këndosh këngen thonë se nuk është në traditë. Por, për burrat si Reshat Arbanen s’e kuptoj dot, çfarë tjetër duhet pritë. Të jetojë edhe poaq vite sa i ka mbushur sot, për gjithë veprat e tija stoike t’a shpërblejë, vetë i Madhi Zot.