Subjekti: ALMA PAPAMIHALI-NËN TINGUJT E NATËS
Permbajtja: Kam njohur në mërgim një poete të madhe,rastësisht në një takim letrar të Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani,dhe krenohem që pata fatin të njoh këtë krijuese të shquar znj.Alma Papamihali.Muajt që lam pas ajo botoj përmbledhjen poetike"Nën Tingujt e Natës",përmbledhje poetike me 100 poezi,mjaftë poezi vlerash që edhe kur janë të shkurtëra vargjet e saj janë domethënëse dhe flasin shumë. Alma Papamihali u lind në qershor të vitit 1974 në Tiranë.E shkolluar poashtu në Tiranë ku kreu gjimnazin"Ismail Qemali" dhe më pas degën Gjuhë dhe Letërsi.Bota letrare dhe sidomos poezitë ia kishin rrëmbyar shpirtin qysh nga fëmijëria.Në vitet shkollore shumë e re bashkëpunoj në disa gazetatë qytetit si:"RINIA";INTERVISTA;"PASQYRA",etj...E rritur në një familje artëdashëse gjeti përkrahje dhemori shtytje të i kushtohet sidomos poezisë:Plotësinmëe vet ajo egjenë te poezia,dashuria,atdheu,natyra fshihen dhe shprehen artistikisht ne vargun e saj.Pasioni per vargun ishte tek shpirti i saj prore në rritje.Ajo lexoi shumë pati poet të preferuar si:Migjenin;Naimin,Ndre Mjeden,Lasgush Poradecin,Kadaren,Agollin,Xhevahir Spahiun,Bardhyl Londo,etj.....kurse nga letersia e huaj:Pushkinin,Heinrich Heine,Pablo Neruda,Pol Elyar........ Aktualisht Alma jeton me familje ne Frankfurt të Gjermanisë.Poezitë e saja nga përmbledhja poetike"Nën Tingujt e Natës",janë hallkë e fortë lidhëse me vendlindjen,nga se vet kjo largësi pasqyrohet me vargjet e saj.Në përmbledhjen e saj poetike lexuesi do të hetoi mall,dashuri dhe nostalgji.Libri i Alma Papamihalit u promovua dhe u cilësua si një libër me vlera të larta poetike,dhe u mirëprit jashtzakonisht mirë te lexuesit tanë në diasporë.
VIEW FULL VERSION: Link