VIEW FULL VERSION: Link
Subjekti: tekste të këngëve shqipe
Permbajtja:   NAZIF RRAHMAN PËRLEPNICA N’ Përlepnicën legjendare, Në familjen atdhetare, Lindë e rritë Nazif Rrahmani, Trim për pushkë, kundër dushmani! Nazif trimi i Përlepnicës, Shumë luftoi në Luftë të Kikës, N’ Velegllavë, Ush, Bujanoc – Bombahedhës – nuk kishte shoq! N’ Gjyrishec e në Novak, N’ shumë katunde në Gollak, Mbrojnë kufijtë Shqipnisë Etnike – T’ mos shkelë knej kamba anmike ! Nazif trimi, ai luftëtarë, Bombahedhës i dorës s’ parë, Shumë çetnikë, n’ Kikë shpartalloi, Shumë armët jav konfiskoj!... N’ Belegllavë , në Ush e n’ Kikë, Ushtrinë serbe e kanë koritë... N’ Bujanoc e në Gjilan, N’ lufta t’ mbrojtjes për vatan... Me shumë shokë, Nazif Rrahmani, Nji Kuvend , nji ditë e bani – Eni vllazën t’ i biem Gjilanit, Mos ta lamë n’ dorë t’ serbijanit!"... Mulla Idrizi, ai prijatar , Kish Nazifin, dorë të parë, E urdhnoi t’ shkojë n’ Përlepnicë – Ta formojë nji Shtab t’ Ushtrisë! Shtab Ushtrie Vullnetare, Që ta gjejë nji odë shqiptare! Shtab Ushtrie n’ rreth t’ Gjilanit – Ishte oda e Zenel Osmanit! N’ Përlepnicë, n’ këtë Shtab të Parë, Vijnë shumë trima vullnetarë, Garda e rojës ishte formue, Krejt atë Shtab me e sigurue! Komandant në gardë të rojes – Nazif Rrahmani do të emnohet!   Më datën 20 Dhjetor, Një Vendim në Shtab u mor – Vullnetar edhe eprorë, Më 23 Dhjetor, Të shtunën , para sabahit – Me ushtri me i ra Gjilanit! Ditë e shtune , n’ ora gjashtë, Fuqi Zoti, ne na dhashtë, Në Gjilan kemi me hy – N’ luftë me shkije sy me sy! Ndër shumë trima vullnetarë – N’ kamë u ngrit Nazifi i parë, Para Shtabit dhe Flamurit - Dha betim me fjalë të burrit: "Pasha Zotin , që m’ dha shpirt, Pasha nanën, që m’ dha gjitë, Pasha djepin , që m’ ka rritë, Pasha bukë e pasha kripë, Pasha krojet, ku jam flladitë, Pasha diell e pasha dritë, Pasha tokën Nanë Shqipni, Pasha Flamurin Kuqezi, Unë ma i pari kam me shkue, Bombat OZNES , me ja gjue, Edhe burgun me shkatrrue – Krejt vllazninë kam me i lirue!"... Siç e flet – e banë shqiptari, Ditë e shtune – ditë pazari, Gjithë Gjilani dhe shqiptarët – Do t’ i presin vullnetarët! Nazif trimi, ai burrë me namë, Armatoset deri n’ dhamë, N’ krah e qiti nji çekan, Dhe u nisën për Gjilan. Me shumë shokë, pa nji pa dy – Si drangoj n’ Gjilan kanë hy, Shpejt i nxor bombat e dorës Dhe ja qiti flakën OZNES! Dyert e burgut ren me ren, Me çekiç , tana po i then. Po i liron shqiptarët e ngratë – Ishin kanë tridhet’ e shtatë!... Luftë të rreptë po banë n’ sabah, E kish marrë nji plagë në krah!... N’ ora dhetë – për katër orë – Krejt Gjilanin e morën n’ dorë!... Nji plagë t’ randë , Nazifi e kish marrë, Ishte nisë kah Dheu i Bardhë, Me lypë vend për me u strehue, Edhe plagën me e shërue! Tej n’ Ponesh, qashtu ka dalë – Kërkush ndihmë nuk i ka dalë?! N’ nji mulli , n’ Ponesh ka ra – Aty, shkijet e kanë vra!... Demir KRASNIQI