VIEW FULL VERSION: Link
Subjekti: MARTIN ÇUNI-ANTONI-NJERIU I PENDËS DHE SAKRIFICËS
Permbajtja: Martin Çuni - Antoni, u lind në fshatin Ujz i Hasit të Thatë, më 14 maj l948. Ciklin e ultë të shkollës fillore e bëri në fsh. Bishtazhin të Hasit, ndërsa tetëvjeçaren e përfundoi në fsh. Keqekollë të Gollapit, ku i punonte i ati, Ndreca. Gjimnazin e mbaroi në vitin l968 në Prishtinë. Më pastaj i vazhdoi studimet në F F të Prishtinës,Dega e Pedagogjisë. Gjatë studimeve për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike u detyrua të punojë. Fillimisht , tre vite punoi në sh.f. “ Rilindja “ të Keqekollës,Pastaj në K N I “ Ramiz Sadiku “ të Prishtinës. Më vonë pranohet në punë në RTV-të Prishtinës, si gazetar në Redaksinë e Kulturë - Programi për fëmijë. Ka udhëhequr Emisionet: “ Mirëmëngjesi fëmijë “, “ Kolovajza e së dielës “ , emisionin për të rritur“ Karvani i fshatit “, etj. Asokohe realizon reportazhe, shkruan vargje , prozë, tekste për radiodramë etj. Që nga viti 1968, M. Çuni , merr pjesë aktive në lëvizjen ilegale të kohës, në platformën e avancimit të çështjes kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre në Jugosllavi. Në vitin l982 arrestohet me shumë veprimtarë të tjerë, e më pastaj dënohet me tetë vjet burg. Për veprimtari në burg, më vonë dënohet edhe një herë. Në burgjet e Serbisë i mban nëntë vjet, prej tyre tetë izolim. Martini edhe në vuajtje të dënimit vazhdon të shkruaj. Në fund të vitit 1990, pas vuajtjes së dënimit, ai emigron në Zagreb, një vit më vonë shkon në Shqipëri, si reporter i Radio Zagrebit, për emisionin shqip atje. Në vitin 1992, për shkaqe ekonomike edhe politike emigron në Gjermaninë Federale. Aty u angazhua për themelimin e Bashkësisë Shqiptare. Në vitin 1998 kthehet në Kosovë dhe iu bashkohet radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fillimisht ishte në njësitet e Z U të Drenicës, te komandanti Sylejman Selimi, në Likoc, prej nga raportoi për Radion Deutsche Wele. Në nëntor të vitit l998, Shtabi i Përgjithshëm i U Ç K - së kishte marrë vendim për themelimin e institucioneve të luftës: Radios “Kosova e Lirë “ e Agjencisë“ Kosova Pres “. Aty M. Çuni do të veprojë deri në fund të luftës, së bashku me Ahmet Qeriqin, Berat Luzhën, Nusret Pllanën, Nezir Myrtën, Habib Zogajn, Qemal Aliun, Isa Krasniqin e të tjerë. Pas luftës, me vendim të Ministrisë së Informatave në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, derisa punonte në R. “ Kosova e Lirë “, M. Çuni caktohet në detyrë të udhëheqësit të Organit Drejtues për fillimin e punës në Radiotelevizionin e Prishtinës. Pas gjashtë muaj angazhimi gratis, në drejtim të krijimit të kushteve për kthim të gazetarëve dhe të punëtorëve në R T P , ai jep dorëheqje i pakënaqur me rezultatet e arritura. Për shkaqe ekzistenciale serish i kthehet kurbetit. Aktualisht jeton e punon në Gjermani. M. Çuni ka këto vepra të botuara: “ Reportazhe Lufte “ dokumentar, “ Jetë e furtunë “poezi për të rritur, “ Jetë për jetën “ poezi për fëmijë. Ai ka edhe shumë dorëshkrime të pabotuara , nga burgu e pas tij. A. Qeriqi SHQIPTARVE Gjurmëve të Rrugës së Kryqes, vazhdë U kemi ra Trup, mishra e kocka me helm e vrer Na kanë la Lëkurës shtatë palë dredhë, dredhas Na kanë heqë Në shpirt e në zemër petka të zeza Na kanë veshë Gjilpërat nën thonj, në këmbë e duar Të thyera nejtë Të heqim dorë përgjithmonë nga e drejta Jonë e shenjtë Katilët me maska rreth e rrotull nesh Me fytyrën e djallit Hapu Tokë, hapu Qiell në paqe, të dalim Nga gropë e zjarrit Kalavar : fëmijë, gra e pleq të Arbërisë Masakrohen me orgji Eshtrat ua tundën, varrosën e zhvarrosën Nëpër serbosllavi Mbi gjirin e nënës së vdekur, fëmiu Përpiqej të mbajë jetën Heronjtë iu qepen shkrepave më dhëmbë Një copë Dielli gjetën O ZOT, me rrugën e JEZUIT profet Gjatë na shëlbove Lumenj gjurmësh gjaku nëpër vite E nuk na shpagove Kado që erdhi e keqja, futë e shemër Te ne bëri fole GJERGJ e ADEM çdo shekull, Perëndi Pse s munden me lé. MBI ATLANTIK I madhi Atlantik Ku është Atlantida Pse fshehë oqean Kush iku atëherë Kush po ikë tash Sot e mot mbi Atlantik Vragë e plagë mbi Atlantidë Mbi Atlantik shtegtim Atlantikasit ku janë A takuan Ilirinë 09. 04.04. Mbi Atlantik Kujtim Amerike /malësorëve/ Kujtim mbi kujtim Me nxënësin tim Shembull dhe mburrje Valë kujtimesh , vuajtje Gjolulit, Berishës Balidemajve të Malësisë Krenari , malësorë Malësie Ngadhënjeni si dasmorë Nju Jork, 04.04 Krenari e trisht / A. Shkrelit / Shkrel e Titan Krenari e trisht Mbi Bjeshkët e Nemuna Karvani i Bardhë u ndal Muzat pushuan mbi kroje E mbetën të etura Në Sanxhakun e lartë Trungjet plakur e mbete Filizat nuk na njohin Krra, krra, fat i shkretë Shrecksbah, l995 Mik e vëlla / Z. Halilit / Kur frynte era katundisht Ngushëllonte edhe hija e buzëqeshje Suferina ta plogështoi zemrën Pastaj si ndalje lotët Diellin dëshirove për të harruarit Për zemërvrarët rreze të ngrohta Që ti përjetojnë si Bota Ishte shtrëngim i madh duarsh Përqafim vëllazëror në shkurt Ndarja e madhe pasoi në gusht Kurrë më së bashku në katin e gjashtë Nga dritarja që fliste aq këndshëm As në Pallatin e Shkronjave Ëndrrat nuk do të na rrëshqasin Ecejaket nuk do të ndalen Nga pallati në pallat Ne të dy si fëmijë bonjakë 8 maj 94. Tren, Giessen LIRI Të shoh në fytyrën e fëmijëve Të shoh në mirësinë e nënës Të shoh në burrërinë e babës Të shoh në dashurinë e të dashurës Ende nuk të shoh në vendin tim 24. Qershor 93. Schlüsselfeld Ecje Ec e ec shqiptarët Cakun nuk e gjetën Fajet i ka Koka Fajet si ka Bota Sbëri gjë Evropa Ec e ec shqiptarët Dy hapa përpara Një hap prapa Merren me pasojat Vuajnë nga lëngata Fajet i ka Bota Shohin ëndrra të kota Ec e ec shqiptarët Degën nën këmbë presin Arritën të bëjnë “ shtetin “ Dy shpata për të tjerët Një e mbajnë për vete Qejfe bëjnë si mëhalla Me këngë e me bejte 19. Maj 2005, Breckerfeld- Gj. Acari Kur vetmia të rrethon Robëria të behët kurorë Kur në log thahet rrapi Atdheu mbulohet me borë Kur një vend e mban xhelati Krijuesit akulli i mbulon Atëherë Bota kthehet mbrapa Truri i kombit nuk punon