VIEW FULL VERSION: Link
Subjekti: shkëlqime të poezisë sonë
Permbajtja:   Rrustem Geci SHKËLQIME TË POEZISË SONË Rrustem Geci Libri  i Rrustem  Gecit, “Kanuni  poetik“ është  një  libër i  prushit  të madh, një libër plot hapësirë dhe thëllimë.Poezia e Rrustem Gecit pulson ndryshe nga poezia e poetëve të tjerë.Ky poet i shkëlqimeve të mëdha sjell një poezi me plot shpirt e shëndet. Jemi valë  të  një lumi /  të  një  deti, të  një  oqeani / jemi njeriu i njerëzimit /  koha që po jetojmë / Rruga  e  krijimit  thotë Rrusta është proces i mundimshëm..Shkëlqimet e  poezisë së Gecit janë të madhërishme dhe domethënëse. Ai përherë është në shtëpinë e materjes, në  dhomat  e saj të padukshme. Rrethi tematik  i Kanunit  Gecian, është  i  gjerë  dhe  universal. Fuqia  e  poezisë së  tij reflekton në të gjitha vargjet; qoftë  në  motivet  me Shqipëri, qoftë në motivet me Arbëresh e Çamëri, Geci kudo është një Marthanomak i poezisë. Poeti Llemadeo në leximin e tij të parë shkruan; Libri “Kanuni poetik” i Rrustem Gecit, me 1 mijë e 600 faqe, dhe me 2006 poezi, është  një libër kolos në letërsinë tonë. Për këtë libër do të flasi koha dhe njerëzit, ata që do të dinë ta çmojnë  e  vlersojnë.  Për mjeshtrin  e madh të  fjalës  , sheshi  i  poezisë  së  tij, është  letra e bardhë, fusha ku ai bën  betejat. /  kujt t´ ia tregojë plagën time , kujt!.. /  kur  të  gjithë  jemi  të  plagosur /   me  të  ndaluarat  çfarë  të  bëj  / pse  duhet  të  ankohem, pse../ Rrustem   Geci   u   lind   në   Roganë   të  Dardanës  më 1950. Mësimet  e  para  i  kreu në vendlindjen e tij, ndërsa , shkollën   e  mesme   e  kreu  në  Gjilan  dhe  Dardanë. Rrustja  u  kulturua  në  Universitetin  e  Prishtinës. Ai plot 17 vjet punoi në Radio Televizionin  e  Prishtinës .Pas mbylljes  së  RTP-së, Geci  mërgon  në Dortmund  të  Gjermanisë,  ku   edhe   tashti   jeton.  Geci   kryesisht   merret  me  poezi , ese , dhe  skenare. Veprimtaria  e  tij është  shumë  e gjerë. Libri “Kanuni poetik”i Rrustem Gecit është një libër me poezi  dhe  ide  të  përmbledhura, ku  pësosmëria  e  vargjeve  është  në  unison  me  kohën që po jetojmë. U  kujtojmë  se poezia e Rrustem Geci  është  poezi  me  angazhim  të  fortë  artistik. E kuqja në  poezinë e Gecit, bashkë me të blertën, krijojnë  emocionin. Nga  dhimbja  e  gjakshme, shkruan  Geci  më  nxorri  poezia, arti  që  unë  e desha  dhe  e dua. Poezia  për poetin, jo rrallë  kërcënon  kënaqësitë  personale. Dy baballarët  e poezisë, Homeri dhe Borhesi,  jo  rastësisht,  poezisë  ia  falën  sytë. Rrustem  G e c i  deri   më  tash   ka   s h k r u a r   dhe   botuar  12  l  i b r a ; “Demonstratat  e  luleve“ ,“Antologjia  personale “ , „Dridhjet  e  barit“,  “K ë n g ë  Q i p s h t e“,  „Një  rrënjë  ulliri  jemi“ „Këngë   Ilirishte“,“Poezi me Shqipëri“,“Fletët e qepës”,“Rogana“,“Antologjia e poemave“ „ Malli  ndjek  udhën  e  vet “  dhe  „Kanuni  p o e t i k“. Këtë shkrim për poetin ,Rrustem Geci  po  e  mbyllim me  një  poezi të tij : Gjak  u  bënë vargjet / derisa erdhën  tek  ju / për ta dhënë mesazhin / e një mesdite të bukur /  Këto dhe mijëra vargje  të tjera janë bota e tij , arti me të cilin bashkëjeton autori. Poezia është e magjishmja , e bukura; Sa  herë t´i  je unë / dhe sa  herë  unë  jam  ti /  ne bëjmë betejën / trup me trup të dy!...sepse../ për më të  bukurën  /  për më të dashurën   /  nata  sonte do të jetë më e gjatë / e dhimbja  më  e  ëmbël...                  Dashnim  Hebibi - Zyrih  Llemadeo - Shqipëri