VIEW FULL VERSION: Link
Subjekti: LOTI I NËNËS
Permbajtja: Çdo lot që ka derdhur,nëna për mua janë ngri ndër shkrepa,ndër mal e gur vështirë me pritë,ndonjëherë me u gëzua se loti i nënës s´të len të qetë kurrë. Sa male e fusha,i kam kaptue aq larg Vendlindjes,aq larg shtëpisë me pas ditë k´shtu që kam me u pendue një hap jasht portës,se kisha nisë. Veq zemrae nënës,mund me e kuptue sa është rrëpatë,dej n´rritje´t´djalit e n´ditë të pleqërisë,pranë mos me i qëllue ndoshta s´mund t´ja gjejë,as gurët e varrit!... PS:Poezia ime"LOTI I NËNËS",vjen nga përmbledhja poetike"LOTI I ATDHEUT",këtë poezi e zgjodhi dhe e kompozoi për këngë z.Demir Krasniqi.Padyshim edhe unë u ndjeva mjaft mirë,kur poezia ime u zgjodh tekst kënge.