Subjekti: soprano
Permbajtja: Disa këngëtarë të njohur të operës sonë janë bërë yje të adhuruar.Sigurisht kjo arritje nuk ishte e lehtë,ashtu si nuk e ka të letë një shkrimtar,poet për të lidhur fjalët me muzikën dhe për të i dhënë poezisë flatrat e melodisë.Ne njihnim Luçiano PAVAROTIN, Maria Kalas,Xhoun Sjudhëlënd e yje tjera të operës.Mbase nesër mund të dëgjojmë një soprano të këndojnë një arie të famshme.Megjithatë nëse nuk do të jemi të aftësuar të klasifikojmë zërat e operave,mund të vlerësojmë pozitivisht,apo negativisht,pa njohuri një vlerësim të gabuar. Është mirë të njohim klasifikimin e zërave: -Soprano koloraturë- zë femëror që arrinë të kapë me lehtësi nota të shpejta e të larta. -Soprano lirike ,zë femëror sentimental apo romantik - soprano dramatike,personazh dramatik,i një zëri femëror të plotë. -mexosoprano,zë femëror më i pasur dhe më i plotë se sopranoja dramatike. -Kontralto,zë i rrallë femëror i ngjajshëm me mexosopranjo -Tenori,zë mashkullor karakteristik,i letë,lirik,dramatik -Baritoni ,zë i mesëm që vjen mes tenorit dhe basit. -Basi,është zëri më i plotë mashkullor,që ndahet në tri kategori:buffo,cantante dhe profondo -i pari është i përshtatshëm për personazhe komike -i dyti për role sentimentale -i treti për personazhe që përcjellin ndjenja të forta.
VIEW FULL VERSION: Link