VIEW FULL VERSION: Link
Subjekti: poezi nga poeti ynë Brahim Avdyli
Permbajtja: Nga libri poetik ''NË HIJEN E ALPEVE'' Rilindja, Prishtinë, 1983 OPINGAVE TË MIA Poetët e mëdhenj do të qeshin me këto vargje për ju do të neveriten nga era e djersës dhe era e baltës. S’ka gjë, ata kanë tema të mëdha- fjalori i tyre s’na përmban, le të na pranojë kjo tokë ku hapin e lëshojmë pa drojë me estetikën tonë kryeneçe- poetët le të kërkojnë nëpër libra fjalë të mëdha! *) Me këtë poezi programatike fillon botimi i poezive të fillimit të viteve ‘80. Ajo shpreh programin e poetit për ngjarjet e mëdha.