Subjekti: poezi nga Jeton Kelmendi
Permbajtja: Jeton Kelmendi ZONJA FJALË E ZOTËRI MENDIM 1 Kam fol pak Ndryshe Tepër ngadhënjyeshëm Zonjushe Por them S’ma merr për të madhe Fundja fjalët e një poeti Janë Dhe ti e dinë se lejohet Mendimet e veshura me i zhvesh Cipë cullak E të zhveshurat Me i veshë me kostume të qejfit tëm Ose Nëse për ty ka mjaftuar Të them të dua Atë që ja thotë gjithkush Gjithkujt Edhe burri gruas vetë Zonjushe Unë kam krejt tjetër mendim 2 Sikur Mendimi s’ka vlerë pa fjalën Apo fjala Ç’thotë pa e lodhur mendjen Shpirt njeriu Ti je zonja fjalë E unë zotëri mendim Krejt kështu i kam pa Vetën me ty e ty me mua Bile Edhe këtë formulë dashurie Gjithandej Nëse ka mbet ku pas Modernizimit Prandaj Zonja fjalë je e bukur Kur zotëri mendimi Ta jep bukurinë 3 E hë de Duhet m’u pajtua se Heshtja Na vëzhgon ankthshëm Çka po bëhet me ne Po nejse ma Zonja fjalë Dua me të puth tash Veç një herë Se e dyta e treta Nuk e di si vijnë Liria le të rrojë e lirë Edhe fjala Edhe mendja Le të flasin çka Të duan Unë Tani dua puthjen e parë
VIEW FULL VERSION: Link