VIEW FULL VERSION: Link
Subjekti: Poezi apo fragmente letrare te famshme
Permbajtja: Aleksander Pushkin- Autori Eugjen Onjegin -Titulli i vepres nje nga letrat me te famshme te dashurise, ajo e Tatjanes drejtuar Eugjenit, pjese nga libri i mesiperm Po marr guximin qe t'ju shkruaj... C'do deshit me vec shpirtit tim? E di, se eshte e drejta juaj Te me denoni me percmim. Po ju qe e shihni si po vuaj Me pak meshire, sado pak, Nuk do me mprapsni zemerake! Me pare desha te rri qete Per turpin tim mbesomeni, Ju sdo te dinit kur se si, po te mund te shpresonja vete Qe, kur e kur me plot hare te kem t'ju shoh ketu tek ne Qe t'ju degjoj si kuvendoni, T'ju them nje fjale dhe pastaj Ne zemer vec nje mall te mbaj, Vec gjer sa rish te me takoni... Po thone se ju s'rrini dot Ne fshat te heshtur ju merziti E ne... ne rrojme me te kote Plot gas se vini e na aviti. Pse arthte vete ashtu ne fshat, Na gjette tek ky vend i qete? T'ju njoh s'do kisha kurre fat, S'do kisha turbullimn' e shkrete. Dhe afsh' i shpirtit tim ne jete Duke u qetuar (kushedi!). Nje mikut mund t'i behesha mike Dhe shoqe e jetes e besnike Dhe zonje e ndershme per shtepi. Nje tjeter... jo askujt ne jete Nuk do ti falnja dashuri! E ka vendosur Qielli vete , jam e jotja ne perjetesi; Gjithe jeta ime me pat qene Nje peng se ty do te takoj Se Zoti jeten ma ka dhene Qe gjer ne varr te adhuroj... Perhera te kam enderruar te ndjenja felle thelle ne gjit me ate veshtrim qe me trondit Ne zemer shpesh ta kam degjuar ty zerin... jo s'ish enderim! Dhe sapo hyre, te kuptova Me preke fort u pervelova Thashe esht ai thesari im! S'eshte e vertete? Po, te kam ndjere Me flisnje kur me dhemshuri ndihmoja njerezit e mjere, Me sillte shpesh lutja qetesi, Edhe tashi, ndaj kesaj grime A nuk je ti o endra ime, Qe n'erresire po ndricon E vjen me prek me nur e hije? S'je ti qe plot prej dashurije Shpres' edhe gas me murmuron? Kush je ti? Engjelli me shprese, apo nje lajkatar pa bese? Ma hiq tashi kete dyshim Kjo mbase nj'enderr mund te jete Per zemren time nje zhgenjim E ndryshe krejt fat' i vertete... Po dhe keshtu jet dhe fat vec ty qe sot t'i kam besuar Me qan me lot shpirt i ngrate E mprojtje vij per te kerkuar. Mendo: jam vete s'kam ku flas askush nuk mund te me kuptoje Mendja fillon te me leshoje Ne heshtje duhet te humbas. Te pres ti eja sic ma k'enda Dhe shpresat ngjallm' i perseri, A ma prish endrren qe tashi Me te qortuara te renda! Mbarova! S'mund ta rilexoj... Po vdes nga frik' turperuar Po nderit tuaj i besoj Me plot guxim duke shpresuar....