PREHJA NË QYTETIN TIM Shkova e kah nuk shkova, gjithkah më përplasi jeta, Askund si në qytetin tim prehje kurr nuk gjeta. Shpesh dal fushave plot bári e kënaqem me shumë begati, vreshtat me rrush si qehlibari vendit i japin imazh të ri. Djelmoshave si tarzana qiftat askund nuk ua gjanë, të dijes e të punësi ka lindur nëna një meter gjoksin e kanë. Bukuroshet si zana të malit veç zoti kështu ka ditur t’i falë, si fluturat shkojnë përkrah djalit...
Read More