Mireserdhe Vizitor Login ose Regjistrohu
LIVE CHAT | INSTANT MESSENGER | BOOKMARK
| GJUHA:
 

BLOGS   WRITE NEW BLOG   EDIT BLOGS  
 
RSS
Uroj mireseardhjen ne sistemin e ri
Shkruar me 04/30/2008 08:30:41 nga adioni

Pershendetje te nderuar vizitore dhe ish anetare te sajtit tone.

Sic e dini Faqet.com beri "histori" ne faqet shqiptare duke u mundesuar atyre nje hapesire sado modeste ne internet ku munden te shprehnin mendimet, krijimet dhe te njihnin bashkemoshatare te rinj.

Kjo natyrisht nuk mund te arrihej pa ndihmen e cmuar te administratoreve dhe anetareve te tjere te stafit, te cilet i falenderoj per dedikimin dhe supportin moral dhe material.

Sic kam pas paralajmeruar sistemi i ri do vinte ( erdhi pak me vonese ) por ja tek eshte. plot me opsione te reja per tu zbuluar dhe perdorur. Tashme ju mund te vendosni ne faqen tuaj Video, Fotografi, Muzike, Kalendar, Njoftime, Votime, Kuice, Blog e shume e shume te tjera...

Por si cdo gje e re qe realizohet ekziston gjithnje nje "cmim" per tu paguar. Sic eshte ndertimi i nje pallati te ri mbi nje pallat te vjeter, ndertimi i te cilit sjell domosdoshmerisht shkaterrimin e te vjetrit. Keshtu ka ndodhur dhe me Faqet.com. 

Versioni i vjeter i Faqet.com nuk eshte me i rekuperueshem pra materialet e vjetra jane te humbura pergjithmone me serverin e vjeter ku dhe ndodhi problemi. Pas kaq kohe shkembimi emailesh me administratoret e serverit te vjeter nuk u arrit transferimi i bazes se te dhenave, duke humbur keshtu fotografite materialet shkrimet dhe llogarite e anetareve.

Per kete gje ju kerkoj ndjese, pasi e di, sic kam komunikuar me anetare te ndryshem, qe shume anetare kane humbur krijimet dhe shkrimet e tyre. 


Por duke shpresuar ne nje fillim te ri TE MBARE akoma me te sukseshem se i pari, ju ftoj te regjistroheni perseri ne sajtin tone, dhe ftoj cdo anetar qe ka deshire te mare pjese ne staf te me kontaktojne.


Tage: Blog



Bookmark:



Duke pare 1 - 3 nga 3 Komente

07/13/2008 10:05:57

Sistemi i ri më duket një sistem modern,në të cilin mundësisht brenda kohës në dispozicion do të mundohemi të japim atë që mund të e japim.Por probleme serverash nuk ka vetëm në faqet.com,në shumë faqe shqiptare kemi humbur krijimtarinë tonë,dhe kjo mendoj se është një humbje e madhe për krijuesin.

Edhe ne ju urojmë një fillim të mbarë.



05/08/2008 03:50:11

Pershendetje Adion dhe urime per Faqet e reja.
Po më pëlqen sistemi i ri, por kam një pyetje.
A mund të më këshillosh të lutem një COUNTER të përshtatshëm për të pasur Statistika të detajura?
   Faleminderit dhe Suksese!



05/05/2008 10:53:54

Te uroj pune te mbare dhe normal se gjerat kuptohen.
me pelqen shume si nisme e di se ja del mbare por nese te duhet kurdo ndihma ime mos hezito do jem siq kemi qene nga fillimi njeri per tjetrin.
Suksese





*** Faqet.Com ***