Djaloshi mori trenin per Manhajm. Ata me anё tё shenjave tё gishtave e kishin zbuluar. Kёshillat e "ekspertёve" nuk qenё nevojitur në atë rast. Nuk mund te paraqitej nё atё adresё me njё emёr tjeter, ngaqё atje e njihnin tё gjithё. Shefat e emigracionit i jepnin keshtu mundёsinё t’ia mbathte nga sytё kёmbёt pa shpenzuar kohё e tё holla me tё.
Zbriti nga treni ne Frankfurt duke e braktisur pёrgjithmonё idenё pёr t’u kthyer nё Manhajm.
Nё ate moment i gjendeshin nё kuletё jo mё tepёr se 90 marka, shumё pak pёr tё ёndёrruar gjёra tё paarritshme.
Porositi njё picё dhe ujё nё lokalin mё tё afert. Aty u zhyt nё mendimet e tij.
" Gjynah qё mё zbuluan. Sikur tё mё lejonin tё qёndroja disa kohё dhe tё mё vendosnin nё Lajpcig, s’do tё kishte qenё keq. Atje nё Kemnitc qe kot fare dhe nё Drezden do tё kishte qenё nje mallkim pёr mua. Akoma mё frikèson ai udhetimi i frikshёm Drezden - Nyremberg ku pёr pak sa nuk vdiqa."
Iu kujtua ajo natё bashkё me njё shokun e tij ku diku afer Nyrembergut u kishte ndodhur nje aksident i frikshёm me makinё.Nё 5 javёt e kaluara nё spital pёrkujdesja e mjekёve gjerman e kishin lёnё me gojё hapur. Infermieret qё e kuronin plot kujdes, e lanin-shplanin me sfungjer nё shtrat, ngaqё ai ishte nё gjendje tё rёndё, madje edhe i jepnin pёr tё ngrёnё ashtu siç bёhet me fёmijёt e vegjёl, midis trullosjes nga operacionet, ilaçet qetёsuese etj, ai kishte vёnё re, njerёzit e civilizuar, pёrkushtimin ndaj detyrёs sё tyre.
- Kemi patur kёtu disa studentё e shqiptare pёr specializim dhe e dimё si ёshtё mjekёsia te ju. Pate fat tё madh djalosh qё rastise kёtu, ngaqё nё Shqipёri do …. tё …vuaje shumё.- I kishte thenё doktori i tij gjatё vizitёs sё mёngjesit.
Kuptohej qё doktori e kishte shmangur fjalёn " Vdekje" duke e zёvendёsuar me atё tjetrёn; "Vuajtje"
Kur kishte dalё nga spitali ecte me paterica dhe mjeket kishin thirrur nje taksi per ta shoqeruar deri nё njё qendёr refugjatesh.
Ai pati nxjere nga xhepi 40 marka pёr t’ja dhёne shoferit, por shoferi i refuzoj paret.
-Mё ka paguar spitali- i kishte thёnё shoferi.
Ishte mahnitur me ata mjekё qё i kishin shpёtuar jetёn dhe i paguan taksinё!!
Nuk ishte aspak e natyrshme prandaj kur ai ua tregonte tё tjerёve mё vonё, ata do e besonin me vёshtirёsi. Ose nuk e besonin aspak.
"Ku tё shkoj tani? Tё vazhdoj rrugёn pёr Hollande apo tё rikthehem nё Manhajm?"
Mendonte ai i shqetёsuar. U mendua pёr njё kohe tё gjatё dhe pabesueshёm morri vendimin e tij tё rrallё.
"Fillimisht do shkoj nё Belgjikё e po nuk mё pёlqeu e kam dy hapa larg Hollandёn. N.q.s nuk mё ecёn puna edhe atje, atёherё kur tё shkrij dèbora ose do tё hidhem nё Danimarkё e pse jo edhe nё Suedi.Ose nga Belgjika mund tё "fluturoj" deri nё Londèr. Nё portin Belg tё Ostende-s kalojnё shumё tё huaj pёr nё Angli. Do mё duhen pare pёr tё paguar ndonjё "mjeshtёr" qё tё mё ndihmoj tё hipi nё ndonjё kamion. Kushedi se sa herё do mё duhet tё ndryshoj emrin nё keto udhetime!"
Filloj udhёtimin pёr nё Belgjikё paçka se nuk i pёlqente tё largohej nga Gjermania.
" Nё fund tё fundit sido qё tё shkoj rrugёn pёr nё Shqipёri e kam tё hapur" mendoi ai dhe i erdhi pёr tё qeshur me vetveten pёr ato ditё udhetimesh jo tё zakonshme. Qeshi me tё madhe ngaqё nuk donte tё qante, por pas pak iu kujtua atdheu tё cilit ai po i shmangej me çdo kusht e me shumё sakrifica pa e ditur nёse ja vlente vёrtetё!?
Me kёto mendime nё kokё e kuptoj qё po i mbusheshin sytё me lot. Qenё lot malli pёr atdheun e nostalgji pёr ato pak ditё tё "Arta" tё pёrjetuara nё Manhajm, ditё tё cilat ai i quante tё Arta ngaqё zgjatёn pak, pёndryshe do t’i emёrtonte ditё "argjendi", "Bronzi" ose edhe ditё qymyri. Kёtu qymyri nuk hynte aspak nё punё ngaqё ditёt qё po pёrjetonte djaloshi ishin vёrtetё tё zeza, kёshtu qё nuk qe e nevojshme pёr tё pёrdorur qymyrgurin pёr t’ia sterrosur mё tej jetёn.
"Jeta ime ёshtё e bukur, sidomos pas njё pёrvoje tё tillё. Tashmё, jam unё qё drejtoj udhetimin tim tё shpresёs, atё mё joshёsin deri mё sot, i cili do tё mё vlej pёr gjithё jetёn.
Alban D po bёhej gati tё ndryshonte pёrsёri emrin dhe shtetin, ndonёse ai vazhdonte tё mbetej pёrherё i njёjti. Me tё vetmin ndryshim qё pas kёsaj historie do tё fitonte pёrvojё e cila mё pas do t’i nevojitej pёrgjithmonё dhe do t’a ndihmonte tё rigjente identitetin e tij, tё humbur dhe tё rifituar, me shumё sacrifica.
Kёshtu ndodhi vёrtetё.
Copyright Erion Selmani
Terni, Prill 2007

Tage: Tregime Letersi Shqipe