Mireserdhe Vizitor Login ose Regjistrohu
LIVE CHAT | INSTANT MESSENGER | BOOKMARK
| GJUHA:
 

BLOGS   WRITE NEW BLOG   EDIT BLOGS  
 
RSS
Poeti Adem Berisha
Shkruar me 08/07/2008 09:31:31 nga Erion

Ai është poeti i dashurisë njerëzore dhe paqes.

Baca i nderuar Adem Berisha ka botuar përmbledhjen e bukur me poezi "Krenaria dhe pikëllimi".

Kushtuar vendlidjes së tij të dashur Kosovës dhe mbesës së tij, vogëlushes së artë Diellza e cila për fat të keq ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Bacë Ademi me vargjet e tij e prek lexuesin thellë në zemër, e trishton lexuesin, e gëzon dhe njëkohësisht i jep kurajo për të përballuar vështirësitë e jetës. Kur lexova biografine e tij të shkurtër e kuptova që vetëm vullneti, forca shpirtërore dhe dashuria për jetën të jep mundësinë për të fituar betejat e panumërta dhe shpeshherë të pamëshirshme, fatkeqësisht.! . Ai me familjen e tij ka patur forcë dhe kurajo mahnitëse, madje edhe Zemër fisnike, e madhështore për të fituar betejat e jetës dhe për te qenë përherë Zotni i nderuar, sot edhe krijues i pëlqyer.

Poeti shqiptar nga Republika e Kosovës, xhaxhi Ademi rrëfen këtu me pak rreshta jetën e tij :http://naki.newdiscussion.net/gjuhe-dhe-letersi-shqipe-f28/portreti-i-moderatorit-adem-berisha-t1052.htm

Kombin e bëjnë poetët.

Tage: Letersi Shqipe



Bookmark:



Duke pare 1 - 4 nga 4 Komente

08/09/2008 08:26:24

baca adem do jetoje ne shekuj puna e tij eshte shume e vyer e ka shume vlere



08/09/2008 07:22:30

Falemiderit Xhaxhi Ademi për komplimentet që më bëni!


Ju meritoni fjalë më të bukura, por ndoshta në të ardhmen do të kem rast të shkruaj përsëri për ju. Sepse meritoni shumë respekt!
Po, shumë mirë që e theksoni: Republika  Kosovës!
madje unë e theksova më së miri. Poeti Shqiptar nga Republika e Kosovës!



08/08/2008 09:00:58

 


"Kur emocionet të kaplojnë,


fjalët dhe shprehjet mungojnë".


 


Kam bindjen se nuk gabohem kur sherbehem me këtë konstatim.


Pikrisht nuk gjej dot fjalë adekuate për të falenderuar mikun tim tashmë të deshmuar, bukuroshin vlonjat Erion Selmani lidhur me gjithë ate që ka shkruar për mua.


Për mua është një hendikep që akoma nuk njifem përsonalisht e nga afer me këtë djalosh, por njifemi vetëm përmes shkrimeve tona të cilat kohë pas kohe publikohen nëpër site të ndryshme të internetit.


Megjithate, më mbanë shpresa se një ditë do të na jipet edhe ajo mundësi qe të takohemi dhe shfryhemi për të gjitha, të shkarkohemi së paku për ndonjë çast nga gjithë ato që na mundojnë e të cilat i mbajmë të ngujuara në zemren dhe shpirtin tonë.


Unë ndihem edhe aq më tepër i ngazllyer kur vërej se një i ri si Erioni, një krijues dhe një yll i ardhëshëm i artit letrar, lartëson një plak siq jam unë dhe përafron pikpamjet e tija me te.


Gjithashtu më vie mirë dhe më bëjnë nderë vlerësimet e poetit, krijuesit, publicistit, zhurnalistit e . . .  ILIRIA të cilat më janë gjetur dhe më kanë kurajuar në momentet më të vështira të jetës sime, atëherë kur humba Diellzen time të dashur dhe kur nuk më dukej se ka mbetur edhe diçka tjetër që vlenë mbi këtë botë.
Më erdhi mjaft mirë edhe nga z. edrus qe kishte vullnetin dhe knaqësinë për t'u njohur me mua mbase edhe me disa shkrime, unë me të drejtë gjithënjë i quaj modeste, të mia të cilat në një masë të konsiderueshme shpalosin boten time të brendshme por mbase në momente prekun edhe ndjenjat e shokëve, miqëve e dashamirë si dhe lexuesëve tjerë të rrespektuar.


JU FALEMNDERIT vllezër të dashur dhe uroj qe të mirat tuaja të iu këthej me të mirë e nëse për këtë nuk do të kem mundësi, lutem që ato kurren e kurrës të mos JU këthej me të keqen.


I juaji xhaxhi Adem Berisha, Rahovec - Republika e Kosovës


(nuk mund të mos e theksoj edhe këtë , Republika e Kosovës).


 



08/07/2008 12:29:33

pajtohem me vlerësimin tuaj z.Erion,për poetit tonë te nderuar Bacë Adem Berishën,një mendim të tillë e ndajë edhe unë me ju.





*** Faqet.Com ***