Mireserdhe Vizitor Login ose Regjistrohu
LIVE CHAT | INSTANT MESSENGER | BOOKMARK
| GJUHA:
 

BLOGS   WRITE NEW BLOG   EDIT BLOGS  
 
RSS
SHKA"ABETARJA" NGA HANOVERI
Shkruar me 08/12/2008 08:18:23 nga iliria

NGA VEPRIMTARIA KULTURORE E MËRGIMTARËVE TANË


SHKA"ABETARJA"NGA HANOVERI VAZHDON RADHITJEN E SUKSESEVE


SHKA"ABETARJA" nga Hanoveri i Gjermanisë sa ka përmbushur njëvjetorin e formimit të saj,kurse sukseset që i ka shënuar gjatë kësaj kohe janë premtuese.Pas debytimit të suksesshëm në Festivalin e  Berlinit në nëntor të vitit të kaluar,anëtarët e zellshëm të kësaj shoqërie u paraqiten edhe disa herë tjera para bashkatdhetarëve tanë në disa qytete të Gjermanisë,si në Hanover,Braunshweig,Osnabrück etj...Anëtarët e kësaj  Shoqërie  Kulturore Artistike janë të të gjitha moshave,që nga fëmijët parashkollor,nxënësit e shkollës fillore dhe asaj të mesme,studentët,të rinjtë dhe pak sa më të moshuarit.

z.Isa Mjeku,nënkryetar dhe udhëheqës artistik i  SHKA"Abetarja" na tha se qëllimi i formimit të kësaj shoqërie ishte tubimi i fëmijëve,të rinjëve dhe bashkatdhetarëve tanë rreth një subjekti kulturor për të pasur mundësi të shprehin talentin e tyre.Ne kemi disa anëtarë të mrekullueshëm,të cilët kultivojnë folklorin tonë burimor dhe traditat tona kombëtare,kurse me këtë rast do të dalloja:Ilmi Korpuzi,Elheme Rama,Selim Kastrati,Arif Selaci,Muhamet Selaci,EnverMjeku, si dhe të rinjtë:Arbane,Besarte e  Egzon Ramaj,Kaltrina,Mërgim e Lila Mjeku,Egzon e Era Rama,Valmira Mjekun,Saranda Kastratin etj...Kemi edhe shumë të rinjë të cilët kanë shprehur dëshirën të zhvillojnë aktivitetin e tyre në kuadër të"Abetares".Ne jemi të hapur për të gjithë,prandaj ftojmë të rinjtë dhe bashkatdhetarët tanë në Hanover e rrethinë që prirjen dhe talentin e tyre ta shprehin dhe ta kultivojnë në SHKA"Abetarja.Të gjithë do të jenë të mirëpritur,thotë në fund të bisedes z.Isa Mjeku.

Tage: AKTIVITETE;KULT URORE



Bookmark:




*** Faqet.Com ***