* *
* *
* *
* *
* *
* *
* *
* *
* *
* *
* *
E vara një peshore
Me litarë resh
Nga qielli
Në det
Mbi njërën pjatë të vendosa ëmbëlsisht ty
Bashkë me ty ajo u zhyt e unë me ëndje të sodita teksa &nb sp; *
*
*
mbyteshe
Vallë më fal për baraspeshën që mungoi?
I pëlqej këto mënyra inspirimi.
***
Mes kutish kërkoja arkivolin
E hapa dhe u mendova
Më shkon kostumi i thashë vetes.
Kërkoja,
Mes dritash që fiken
Të gjeja xixëllonjën.
Kërkoja,
Mes dritash që shuhen
Të humbja hijen time.
Mbylla akrivolin dhe vrapova
Vrapova në ngjyra
Ngjyra që s’ja u dija emrin
Emrin tim e kisha harruar
Harruar në xhepin e kostumit
Kostumit të parë
Parë dhe fundit
Fundit që ska fund
Fund i mbyllur
Mbyllur në kuti
Kuti kartoni
Kartoni i qullur
Kërkoja,
Në shira që pushojnë
Të lindja ylberin.
Kërkoja,
Në shira që fillojnë
Të mbysja hijen time.
Rrethi ish i mbyllur.
Fillimi ishte fundi.
Nisja ishte kthimi.
Ishte një pikë.
Vjen ti e do të bëhemi dy pika.
Pika ty, se bëhemi vetëm një pikë më e madhe.
Tage: Poezi