Mireserdhe Vizitor Login ose Regjistrohu
LIVE CHAT | INSTANT MESSENGER | BOOKMARK
| GJUHA:
 

BLOGS   WRITE NEW BLOG   EDIT BLOGS  
 
RSS
PSE
Shkruar me 09/05/2008 09:51:26 nga iliria



PSE…PSE…

Pse, pse, pse…
Se, se, se se…
Eeeeeeeeeee...

Pse natën nuk ka ylber
Pse kripa s`bëhet sheqer,

Pse kungulli s`është si shalqiri
Pse çdo lis nuk ka aromë bliri,

Pse në xhep nuk futen retë
Pse lumi nuk rrjedh përpjetë,

Pse në qiell rrufetë shkrepin
Pse dhe kush e kripos detin,

Pse aq shumë yje ka në qiell
Pse aq shumë ka zjarr në diell,

Pse lulet kanë aq shumë ngjyra
Pse aq shumë kodra ka natyra…

PSE…PSE…

Pse, pse, pse…
Se, se, se, se…
Eeeeeeeeeee…

Pse në rrugë kaq shumë gropa
Pse për lojë s`kemi mjaft topa,

Pse fabrikat bëjnë armë të gjata
Pse s`bëjnë më shumë çokollata,

Pse dikush ka pallate-më thoni
Pse tjetri s`ka as tendë najloni,

Pse s`ka banane në Qyqavicë
Pse kaq vetëvrasje në Drenicë,

Pse popullin e mbyt varfëria
Pse aq shumë xhipa ka qeveria,

Eh, vogëlush ke nisë të mërzitesh
Po përgjigjet i gjen kur të rritesh.

Më 3 qershor 2006

Tage: HALIL XANI



Bookmark:



Duke pare 1 - 1 nga 1 Komente

10/23/2008 02:56:24

Zotëri Halil të përgëzoj për pikëpamjet dhe krijimet tuaja.
Vërtetë kjo botë është plot e përplot pse-he, a thu mund të iu përgjigjet ndokush dhe ndonjëherë të gjithave.
Dhe pse, e pse e pse, mbase sikurse edhe tek S. Spasse.





*** Faqet.Com ***