Mireserdhe Vizitor Login ose Regjistrohu
LIVE CHAT | INSTANT MESSENGER | BOOKMARK
| GJUHA:
 

BLOGS   WRITE NEW BLOG   EDIT BLOGS  
 
RSS
DËSHIRA PËR BASHKIMIN E SHQIPTARËVE KA MARRI PËRGJIGJE NEGATIVE NGA VET SHQIPTARËT THOTË SALIH BERISHA
Shkruar me 10/03/2008 06:26:52 nga iliria

SHkruan:Shaban Cakolli


Ne nje emision televiziv ne Tv KLAN, kryeministri i Shqiperise Berisha eshte shprehur se shqiptaret nuk duan te bashkohen ne nje shtet te vetem Sipas tij : Deshira per bashkim ka marre pergjigje negative ne Kosove, ashtu sic nuk ka marre pergjigje pozitive ne Shqiperi. Sipas Berishes, kosovaret luftuan per pavarsi dhe jo per bashkim. Ndersa shqiptaret e Shqiperise nuk kane shprehur ne menyre te organizuar deshiren per bashkim. Berisha u shpreh se qysh ne vitin 1992, politikanet e Kosoves kishin kerkuar vetem pavarsi per Kosoven dhe jo bashkim me Shqiperine. Ne favor te argumentit te tij, Berisha tha se partite politike qe kane kerkuar bashkimin nuk kane marre me shume se 100 vota. Por Berisha vleresoi aktin e pavarsise se Kosoves si nje ngjarje historike.
Deklarimi i Berishes lidhur me mosddeshiren e shqiptareve per bashkim vjen disa dite pas deklarimit te Tadic mbi ndarjen e Kosoves.

NUK DON PRIKE SHQIPËRINË MIKE!

Sllavët edhe ditën të bëjnë politikë uzurpuese!Ata i joshën disa shqiptarë të zgjedhur sipas tyre që do të kishin ndikim në politikën shqiptare,duke iu dhënë bijat e tyre dhe duke i bërë dhënduer,që pastaj bijat sllave të kenë ndikim në çështjen shqiptare.Dhe më kot hedh fjalë madhore kombëtare lideri i mjerë shqiptarë,kur në mbrëmje duhet të i përulet në gjunjë bijës sllave dhe të i lutet ashtu sikur një besimtar i devotshëm kur me tërë qenien e tij i lutet të madhit zot,dhe si shpërblesë të lutjeve merr nga sllavja  përgjigjejen:O me ne,o me ata?!Kësaj i thonë:Nuk do prike,Shqipërinë mike.

Z.kryeministër Berisha,
Ndoshta ju partitë politike nuk doni bashkimin,por populli shqiptarë është ai që don të bashkohet dhe as partitë tuaja politike në Shqipëri dhe as ato në Kosovë nuk keni të drejtë të shkelni vullnetin e popullit.Ju liderët që erdhët në pushtet nga të dy anët shqiptare,në kolltuqet e buta ju solli ky popull.Ju solli në ulëset e buta,sepse aty duhej të vinte dikush,dhe ju ishit ata që më së miri dinit të u jepnit estetikë premtimeve boshe,dhe ndoshta mund të ua zgjatni jetën ulëseve tuaja të buta edhe ndonjë kohë me premtime të tilla,por jo gjithnjë.Populli do bashkimin sepse për te është sakrifikuar me shekuj dhe pa këtë bashkim nuk do të kenë zgjidhje të çështjes shqiptare.Ju thonit se kosovarët luftuan për pavarësi dhe jo për bashkim!Nuk më kujtohet z.kryeministër vitin 1912 disa atdhetarë shqiptarë nga Kosova kur i kthyan tytën sllavit,ishin përcaktuar ata për bashkimin kombëtar,apo për Federatën Jugosllave?Nuk më kujtohet z.Kryeministër,kur me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ,kur erdhi i madhi Isa Boletini dhe u ul në gjunjë dhe puthi flamurin kombëtar,çka i tha Ismail Qemajlit?Ndoshta ju këtë e dini më mirë,por çështja e bashkimit shqiptar ishte dëshirë shekujsh jo e vitit 1992,vit për të cilin po flisni ju.Z.kryeministër Berisha,shqiptarët e  Kosovës fillimisht u desh të bëjnë luftën të  dilnin nga thundra e pushtuesit dhe pastaj do të duhej të vazhdonte beteja për bashkimin kombëtar,natyrisht as kjo nuk mund të arrihet pa sakrifica të cilave po i druheni ju dhe disa lider nga dyja anët.Është koha e bashkimit të popujve të një gjaku z.kryeministër,këtë e bëri fillimisht Gjermania,nuk e bëri as ajo pa sakrifica,këtë rrugë po e ndjekin gjitha kombet e ndara,por të shqiptarëve po e ngadalsoni ju liderët në krye.Një gjë ju besoj z.kryeministër,ju partitë politike nuk  po mund të merrni as ndonjë vendim qoftë për një ndërtim urban,e mos të flasim për bashkim kombëtar.Bashkimi kombëtar nuk arrihet me rrahje e fyerje në parlament,as me fjalomadhi,sepse atdhedashuria nuk matet me hektar por me zemër dhe vepër.Deklarimi i juaj negativ rreth bashkimit kombëtar vjen në kohën e deklarimit të Tadiqit për ndarjen e  Kosovës!Qudi z.kryeministër,derisa  Serbia nuk le gur pa lëvizur për të uzurpuar të huajën,ne nuk hedhim asnjë hap për të mbrojtur tonën.Ju z.kryeministër pa shqiptarët e bashkuar do të jeni një popull i vogël,pa peshë në vendimet kombëtare dhe ato ndërkombëtare,i ndikuar nga të tjerët................
Një gjë mund të e them lirisht,shkelja e vullnetit të popullit mund të ngadalsoi për disa kohë zgjidhjen eçështjes shqiptare,por populli do të merr pezm dhe nga ky pezm ata që shkelin vullnetin e popullit do të paguajn haraqet,kurse bashkimi kombëtar do të bëhet patjetër.Shqiptarët kanë njerëz të cilët mund të bëjnë bashkimin,ata me veprat e tyre u dëshmuan jo vetëm në trojet shqiptare,por veprat e tyre i njeh bota.Nëse pyetni:Përse nuk duken?Ja përse,sepse premtimet e juaja boshe ua kanë nxënë dritën dhe frymën,ata do të i ndriqoi vet koha,por bashkimin kombëtar do të e bëjnë realitet.



Bookmark:



Duke pare 1 - 3 nga 3 Komente

10/03/2008 09:52:11

E qartë z.Erion,por politikanët tanë nuk duhet të gjejnë forcë të deklarohen kundër bashkimit,nga se kjo i shërpen Evropianëve si test shqiptar.



10/03/2008 09:50:34


Erion wrote:

Natyrisht Z. Shaban qe bashkimi yne do te realizohet nje dite. 

Momentalisht nuk varet prej politikaneve shqiptare bashkimi i trojeve. Jane NATO dhe Bashkimi Europian ato qe vendosin fatin e hartes gjeografike. Do te vije nje dite qe Evropa dhe Amerika do te lejojne bashkimin e Shqiperise me Kosoven.

Duhet t'i japim kohe kesaj çeshtjeje madhore. Nuk kane force politikanet ne Tirane apo Prishtine te deklarojne deshiren e qeverise per bashkim kombetar.

Ballkani eshte nje vater e nxehte zjarri dhe pretendimesh territoriale, ndaj edhe NATO po tregohet disi e matur e largpamese.

Pa harruar per asnje çast Kremlinin, Mosken, dhe mosmarreveshjet e saj me perendimin per njohjen e Kosoves apo per luften e fundit ne Gjeorgji.

Pershendetje miqesore




10/03/2008 09:39:11

Natyrisht Z. Shaban qe bashkimi yne do te realizohet nje dite. 

Momentalisht nuk varet prej politikaneve shqiptare bashkimi i trojeve. Jane NATO dhe Bashkimi Europian ato qe vendosin fatin e hartes gjeografike. Do te vije nje dite qe Evropa dhe Amerika do te lejojne bashkimin e Shqiperise me Kosoven.

Duhet t'i japim kohe kesaj çeshtjeje madhore. Nuk kane force politikanet ne Tirane apo Prishtine te deklarojne deshiren e qeverise per bashkim kombetar.

Ballkani eshte nje vater e nxehte zjarri dhe pretendimesh territoriale, ndaj edhe NATO po tregohet disi e matur e largpamese.

Pa harruar per asnje çast Kremlinin, Mosken, dhe mosmarreveshjet e saj me perendimin per njohjen e Kosoves apo per luften e fundit ne Gjeorgji.

Pershendetje miqesore






*** Faqet.Com ***