Mireserdhe Vizitor Login ose Regjistrohu
LIVE CHAT | INSTANT MESSENGER | BOOKMARK
| GJUHA:
 

BLOGS   WRITE NEW BLOG   EDIT BLOGS  
 
RSS
këngë konagjeqesh
Shkruar me 10/04/2008 07:52:27 nga iliria

 

KAJË MOJ ÇIKË MORI NAXHI

Kajë moj çikë, mori Naxhi,
Po t’ çojmë nuse nër tupanxhi!
Kajë moj çikë, shaminë me lula –
Vjehrri yt, po marojke surlja !

Kajë moj çikë, me krye n’ prezore –
Vjehrra jote, ish defatore !
Kajë moj çikë, në skaj t’ shamisë –
Je kunata e surljaxhisë !

Kajë moj çikë, në këmishë t’ najllanit -
Burri yt, po i bien tupanit,
Nëpër xhade të Gjilanit,
Për iftare të Ramazanit.

Se kur t’ shkojnë me e falë Bajramin –
N’ derë t’ xhamisë e qet tupanin !
Krejt xhemati i qesin pare -
Kurrë nuk t’ le , ty, pa idare!

Kajë moj çikë, kajë e kup,
Mos kujto qi janë magjup!
S’ janë magjup, por  janë mefterë-
Krejt Gjilanin e çojnë n’ poterë!

Kush ta bajnë ndo ‘i  djalë synet –
Burrin tand vjen e ta thërret!
N’ kamiona, e në traktora –
Bien tupani e ngrihet hora !

Se kur t’ bien n’ tupan guxhumi –
Krejt qyteti çohen prej gjumi!
Po bien t’ vjetrit “Shahadet” –
A u ba luftë, a u ba tërmet?!

-Nuk asht luftë, nuk asht tërmet,
Po e kanë ba nji djalë synet!
E kish nana , djalë hasret,
Para tij, i kish edhe tetë!



Ky synet asht krejt “normal” –
Vishet djali, si “gjeneral”!
N’ ballë i shkruen “Mashallah”,
Poshtë i shkruen “Bismilah”!

Bien tupani – hallakamë,
Kcejnë dasmorët pordhë e piskamë!
Dridhet toka e dridhet sheshi –
N’ tana anët përzihet leshi!

Krejt magjupëve ju daltë i thati –
Qysh na e morën der këtë zanati?!
Krejt magjupët  e marrshin zhugën –
Na e kanë marrë prej gojës bukën?!

Tash po rrnojmë për “Mashallah”-
Guxhum  n’ dorë – tupanin n’ krah !
Guxhum  n’ dorë e surlen n’ gojë –
Për me u ra , kem ba përvojë !

Me tupan, n’ veshje kombëtare –
Me  guxhum , po marrim pare!
N’ guxhum  t’ tupanit e n’ pip të surles-
Bajmë gjymysh për nji “Premje t’ Lëkurës!?”

            Demir KRASNIQI



Bookmark:




*** Faqet.Com ***