Mireserdhe Vizitor Login ose Regjistrohu
LIVE CHAT | INSTANT MESSENGER | BOOKMARK
| GJUHA:
 

BLOGS   WRITE NEW BLOG   EDIT BLOGS  
 
RSS
Poezi
Shkruar me 05/19/2008 10:52:26 nga LISIANA

***
Kur gjithçka kthehet në fillim

E duhet t’ia nisim nga e para

Them se asnjëherë nuk do arrijmë

Ta bëjmë në mënyrën e duhur.

 

Kur rastet mbarojnë

E nuk ka më kthim mbrapa

Them se do lutemi

Për një herë të fundit.

 

E kur nuk e presim na jepet

Them se do e harxhojmë çastin

Nga hutimi e gëzimi

Për ta humbur ngahera.

 

E kur shpresë më nuk kemi

Them se do silleshim ndryshe

Do ta bënim pa menduar asgjë


***

***

E humbëm çastin

Nuk e kapëm

E kapëm, e keqpërdorëm.

Po tani ç’na mbeti?

Ç’na mbeti në ditët gri

Kur as qielli nuk jep shpresa?

(Si do ta bëjmë të pastajshmen

Kur nuk e bëmë dot të dikurshmen?)

Do shtrihemi të heshtur mbi pritjen

S’na mbeti më asgjë.

 


***
***

***

Troket fort,

nuk duroj dot.

Kjo zhurmë batare,

batërdi derisa s’di.

Mjaft, pusho,

e mos rënko.

Dobësi jo,

s’të duroj jo.

Mpiu, ngiu,

veç harro.

Mos trokit më,

ik, shko.

Kjo qetësi,

vall e pëlqej?

Ky lehtësim

vall e ndjej?

Jo kthim, jo,

se dua jo.

Apo po?

Rënko, kërko,

prit, shpreso,

vazhdo, ndalo.

Hajde!..

 

 

 

***

***

*** 

***

 

Ndoshta u mësuam të jemi vetëm.

Ndoshta u mësuam me veten.

Ndoshta un nuk kam më nevojë për ty.

Ndoshta nuk kam pasur ndonjëherë.

Ndoshta ti nuk ke më nevojë për mua.

Ndoshta nuk ke pasur ndonjëherë.

Ndoshta është më mirë kështu.

Ndoshta…

 

 

 



Bookmark:



Duke pare 1 - 3 nga 3 Komente

06/28/2008 10:04:47

Komplimetat e mia per poezit lal



06/13/2008 05:03:03

shum shum shum shum e bukur



05/20/2008 02:05:28

LISIANA, urime për poezitë e bukura që ke, suksese ne të ardhmën nga xhaxhi Adem





*** Faqet.Com ***