Më bëri pershtypje tema që Erioni ka hapur, Mbijetesa e shqipës. E konsideroj si shumë të qëlluar dhe të nevojëshme për ta diskutuar. Ne, këtë gjuhë e kemi dhe gjithë të tjerat sado që na nevojiten në jetë, duhet të vijnë në plan të dytë.
Vetëm le të përkujtojmë se si i Madhi At Gjergj Fishta e ka përkufizuar gjuhen tonë kur thot:
"Porsi kanga e zogut t'veres,
Qi vallzon n'blerim të Prillit;
Porsi i amli flladi i erës,
Qi lmon gjit e drandofillit:
Porsi vala e bregut t'detit,
Porsi gjâma e rrfés zhgjetare,
Porsi ushtima e nji termetit,
Njashtû â gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po, â ambël fiala e sajë,
Porsi gjumi m'nji kerthí,
Porsi drita plot uzdajë,
Porsi gazi i pa mashtrí";
Kështuqë, le ta duam dhe kultivojmë ate kudo qe të jemi pavarësisht kushteve dhe rrethanave që na rrethojnë.
Me të drejt prap i Madhi At Gjergj Fishta shprehet po aty:
"Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
Qi ketë gjuhë të Perendís,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s'i a lên ai fmís;
Edhè atij i u thaftë, po, goja,
Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
Flet e t'veten lên mbas dore".
Tage: Mbështetje