Mireserdhe Vizitor Login ose Regjistrohu
LIVE CHAT | INSTANT MESSENGER | BOOKMARK
| GJUHA:
 

BLOGS   WRITE NEW BLOG   EDIT BLOGS  
 
RSS
3 poezi/rikthim i padeshiruar
Shkruar me 05/27/2008 18:01:38 nga LISIANA

*   *  *

Ti erdhe apo u ktheve?

Unë të hënave s’dashurohem

Ti të hënave dashurohesh

Ti nga erdhe kthehu.

 

Ti qëndro shumë ose pak

Unë nuk të detyroj

Ti ndjehesh detyruar

Ti qëndro shumë pak.

 

Ti ikën apo unë të largoj?

Unë jetoj në ty

Ti varrosesh në mua

Ti ik nga un larguar.

 

 

***

*   *   *

Të humba.

Të humbur të harrova.

Pse erdhe?

Të humbur të kujtova.

Shko.

Të shkuarën s’e kërkova.

Ik.

Un ikjen e jetova.

Mos vdis.

Un korbin e dëgjova.

Pse erdhe?

Përgjigjmu!

Un po harroja…



***
***

***

Mos më mendo.

Shko shkuar shekujve.

Faqet fort frymo.

 

Skalite në tinguj përdhunimin

Se më nuk shoh.

 

Mos më mendo më.

Shko shekujve shkuar.

Frymo faqet fort.

 

Mblidhi ato allçi zemre

Se nuk ka më gjak.

 

Mos më mendo.

Lere peshën e shekujve të shtypë

E ti fryj erë.



Bookmark:



Duke pare 1 - 4 nga 4 Komente

06/25/2008 05:18:00

LISIANA,
Urime dhe suksese të pandalshme në punen dhe mendjen tuaj të ndritur.
Uroj qe përherë të shkruash për tema të ndritura e me motive dashurie sepse unë dashurinë e konsideroj si "arma më e fuqishme për të vrarë mëninë dhe urrejtjen".
"Të dashurosh, ke vrarë urrejtjen - të urrejsh, ke vrarë të bekuaren e perëndisë - dashurinë".
Me rrespekt të përgëzon gjyshi Adem.



06/21/2008 12:42:49

Përshëndetje,mike e nderuar flm,per miqesinë që më keni ofruar në këtë faqe,dhe të përgëzoj për këto poezi të bukura,suksese të më tejme.



05/31/2008 10:35:59


menelaos wrote:


shume dhimbje kane keto  poemat!!!


thone qe poemat jane pjese e shpirtit tone,besoj se ketej e tutje do shkruash poema  qe tregojne gezimin dhe dashurine..


mbehet qejfi qe i ke lexuar dhe ndjere.


flm


por a mund te na frymezoje gezimi? kur na ndodh rrembehemi prej tij dhe harrojme te shkruajme. por, ok, do perpiqem te mos harroj.


te pershendes



05/31/2008 09:21:55

shume dhimbje kane keto  poemat!!!

thone qe poemat jane pjese e shpirtit tone,besoj se ketej e tutje do shkruash poema  qe tregojne gezimin dhe dashurine..





*** Faqet.Com ***