Mireserdhe Vizitor Login ose Regjistrohu
LIVE CHAT | INSTANT MESSENGER | BOOKMARK
| GJUHA:
 

BLOGS   WRITE NEW BLOG   EDIT BLOGS  
 
RSS
Shqipëria, një miks çudish dhe sharm
Shkruar me 06/26/2008 02:53:22 nga Kotelja_e_eger

Shqipëria, një miks çudish dhe sharm


Gazeta prestigjioze amerikane “San Francisco Chronicle” i ka kushtuar një editorial ekskluziv zhvillimit të shpejt të Shqipërisë dhe turizmit.

“Shqipëria është një vend i përshtatshëm për turizëm dhe shihet si një vend që po rritë zhvillimin e industrisë së turizmit dhe industrisë. Por edhe një vend i sigurt pas ngjarjve tragjike të 1997, kur njerëzit bridhnin rrugëve me kallashnikovë në dorë”, shkruan autori i editorialit gazetarit amerikan Bill Fink, i cili ka realizuar një tur vizite nëpër disa vendea turistike të shtetit shqiptar.

Në artikullin e titulluar "Shqipëria ofron një miks çudish dhe sharmi" shoqëruar me foto nga Berati nënvizohet se “Shqipëria merr sërish vlerësime pozitive nga mediat ndërkombëtare, si një vend që shumë shpejt do të jetë pjesë e Bashkimit Europian, dhe që ka marrë një ftesë në Samitin e Bukureshtit për në NATO, falë zhvillimit të shpejtë në infrastrukturë dhe ekonomi gjithënjë e në rritje, por edhe në luftën me zero tolerancë ndaj krimit e korrupsionit nga qeveria e kryeministrit Berisha”.

Në shkrim më tej shkruhet se reklamat për turizëm aventuresk në Shqipëri vazhdojnë dhe se ky vend është një perlë e pa zbuluar.

Rrëzimi i statujës së "djallit" mes Tiranes (Enver Hoxhës), fshirja e tij nga faqja e një mali nuk kanë qenë të lehta për Shqipërinë, shkruan në fillim të artkullit autori.

Një theks të veçant i jepet edhe qytetit të Beratit, me ç`rast Fink e cilëson si një qytet me sharm të mrekullueshëm, me antikën dhe origjinën shekullore që magjeps turistët.

“Berati është një ndër qytetet e rrallë, i cili i takon agimit të njerëzimit. Një kohë, kur ujrat rridhnin të pakontrolluara dhe shkatërruese në këtë zonë u krijua një masiv shkëmbi, i zbuluar nga natyra në sajë të këtij lumi, i cili duket të jetë vënë posaçërisht për të mirëpritur një qytet ku jeta filloi të organizohej për më shumë se 2400 vjetë. Ky qytet, rezultat i fantazisë së rafinuar, tërhoqi poetët të shkruajnë dhe piktorët të pikturojnë.Qytetet si Berati kanë një gjenezë jo të thjeshtë. Periudha e para-qytetërimit zgjati gati dymijë vjet. Zbulimi në muret e kështjellës, i dy çekiçëve prej guri dhe mbetjeve metalike (përbërë prej bakri dhe bronzi), që i përkasin fillimit të periudhës së bronzit (dymijë vjet para Krishtit) e provojnë këtë.

Zbulimet e mëvonshme të shumë pjesëve prej qeramike, tregojnë shtimin e ngulimeve të bëra në këtë qendër, derisa në shekullin e IV para Krishtit vendi u transformua në një kështjellë në kodër djathtas lumit Osum, e cila shënoi origjinën e qytetit. Kështjella me bazamente ilire, u ruajt në shekuj dhe në shekujt” shkruhet në artikullin e gazetarit Fink.


Pesë gjerat me të veçanta për Shqipërinë e shqiptarët


1 - Bunkier , bunkier bunkier: Shqipëria ka mijëra bunkier betoni të mbirë si kërpudhat, në çdo "pëllëmbë" të tokës shqiptare, ndërtuar në kohën e Luftës së Ftohtë. Disa prej tyre janë djerrë, disa janë lyera me ngjyra të bukura murale, ndërsa disa janë kthyer edhe në kafe-bar.


2 - Zoti e Bekoftë Amerikën. Për atë që SHBA-së kur ndihmuan vëllezërit kosovar, nga spastrimi etnik serb.Amerikanët janë populli më dashur i shqiptarëve të cilët(shqiptarët) janë më pro amerikanët në botë. Flamurin amerikan e gjenë në çdo institucion shqiptar, shtëpi, rrugë, lokal ose duke e valvitur në sheshet shqiptare. Të takosh një shqiptar sapo t'i thuash që jam amerikan merr një shtrëngim dore të fortë dhe një "Falenderim shumë të ngrohtë - Ju faleminderit për atë çka keni bërë për ne " i thonë shqiptarët çdo turisti amerikan.


3 - Shqipëria është vendi i traditave të çuditëshme. Shumë zakone të tyre në Amerikë nuk njihen fare. Disa të tjera janë si në Amerikë. Këtë e vëren kur takohesh me një shqiptarë.


4 - Koha kur bregdeti "magjik" shqiptarë ishte i rrethuar nga bazat ushtarake e ruhej nga ushtarët "Dr. Djallit" siç i thërrasin tashti shqiptarët ish diktatorin e tyre Enver Hoxhës ka përfunduar. Bregdeti është një perlë e vërtet, nga Shkodra, Shëngjini, Durrësi, Divjaka, Semani, Vlora, Dhërmiu, Himara e Saranda e hapur dhe e lirë për turizmin me hotele tepër luksoze.


5 - Mbreti Zog, tash ka mbetur si emër, i cili u bë Mbret në 1928, dhe pasi Iatlia fashiste pushtoi vendin ai dhe familja e tij u largua në ekzil. Mbreti Zog vdiq më 1961.


Marre nga Gazeta Shekulli

Tage: Shqiperia



Bookmark:



Duke pare 1 - 2 nga 2 Komente

06/27/2008 08:47:19

Xhaxhi Ademi
sh flm x komentin,por sdo te jeni asnjeher i harruar. :)



06/26/2008 04:23:48

Kotelja_e_eger,
të përgëzoj për përzgjedhjen e shkrimit tuaj "Shqipëria, një miks çudishë dhe sharmi".
Uroj që çdo shqiptar të shijojë bukurirtë mahnitëse që ofron at-mëmëdheu i jonë i përbashkët, SHQIPËRIA.
Edhe ty të uroj kënaqësinë maksimale në plazhet e bukura të Adriatikut shqiptar por të mos harrosh edhe bukuritë e pashoqe të Kosovës, me ujë kristal të gurrave të Rugovës.
Mbase i harruari xhaxhi Adem.





*** Faqet.Com ***