Nëntë vjet më parë Lufta e Kosovës pos që mori me vete viktima të pafajshme por që nuk kishin fuqi të mbroheshin,një shtresë tjetër që i mbijetuan ishin mbetur pa themelet e ekzistencës,të pafuqishëm për punë,të strehuar diku nën tenda,duke u rrëpatur për një korë buke,me shëndet të dëmtuar nga lagështia dhe të ftohëtit,por që jetën duhej të e bënin sot për nesër.Çka duhej të bënin ata?Ata nuk do mundnin të dilnin rrugëve dhe të bërtisnin:Ombaruam aman!Shoqëria në mundësi më të mirë jetese do të duhej të trishtoheshin nga vuajtëjet e tyre,dhe të ua hidhnin një vështrim përkujdesje,por jo nuk ndodhi!Disa që rritën pasurin e tyre pas lufte,sikur nuk kishin kohë të i shiqonin këta njerëz me fatkeqësi.Ata sikur kishin synim marshimin drejt qiellit!
Sidoqoftë ka ende njerëz me zemra të mëdha,ata ndiejnë dhembje për dëmet që i mori shoqëria në këtë fatkeqësi.Ata njerëz me zemra të mëdha,nuk duan të bëjnë shumë pasuri,por ata që kanë duan të e ndajnë me njerëz në halle të ekzistencës.
Një bir zemër gjërë,një 22 vjeqar tani shumë i njohur në estradën tonë këngëtari Mehedin Përgjeqaj i njohur si MEDA,këtë verë shkoj në pushime nga Gjermania ku jeton përkohësisht ,shkoj të pushoj në Kosovë,por kjo shoqëri e vuajtur nuk e lente të qetë dhe hë për hë mori një vendim:AI ZGJODHI KATëR FAMILJE,të cilat po jetonin mundimshëm nën tenda plastike,dhe vendosi me ndihma vetanake të ju siguroj kulm mbi kokë,dhe shtëpit e banimit që ua ndërtoj nuk ishin sa për të thënë,por me kushte të mira për jetesë.
Familjet që përfituan shtëpi nga zemërmadhi Meda janë:
1Familja Rashiti nga Hajvalia
2.Familja Jetullahu,nga Prekazi
3Familja Pepaj,nga Kodrali e Deqanit
4 Familja,Peraj nga Gjakova
Kudo në Kosovë flitej për birin zemërmadh Meda,thureshin urime,bekime,falemnderime,lavdata.......
Shpresojmë se Meda do të jetë shembull të cilin duhet të ndjekin edhe njerëz të tjerë me këtë mundësi.Lufta e Kosovës ishte fatkeqësi e përbashkët kombëtare,dikush e pësoj më shumë,dikush më pak.Por këtë fatkeqësi do të duhej të e zbusin sadopak çdonjëri që ka mundësi.
Tage: MEDA