Mireserdhe Vizitor Login ose Regjistrohu
LIVE CHAT | INSTANT MESSENGER | BOOKMARK
| GJUHA:
 

BLOGS   WRITE NEW BLOG   EDIT BLOGS  
 
RSS
DYZET VJET KRIJIMTARI DHE KËNGË
Shkruar me 07/18/2008 15:12:55 nga iliria

KËNGËTAR DHE KRIJUES


DEMIR KRASNIQI


Demir Krasniqi u lind më dhjetë shkurt 1950 në fshatin Tugjec të komunës së Dardanës.Shkollën fillore e kreu në vendlindje,të mesmën drejtimin e muzikës në Prishtinë,ku më pas studjoi gazetari.Ai lindi me këngën,themi kështu për një dhunti ,kurse bazën muzikore e mori në fëmijëri.Si i ri iu përvesh manifestimeve dhe festivaleve,ku mori qindra shpërblime,por shpërblimin e parë e mori në Manifestimin Rajonal"MIKROFONI ËSHTË I JUAJI"Ka punuar plot 37 vjet mësimdhënës në shumë shkolla të Kosovës.Pos profesionit mësues,ai  ishte shpirtërisht i lidhur me këngën.Ka kënduar muzikë folklorike dhe popullore,po që ka shpalosur historinë kombëtare mes këngëve më tepër se ndonjë historian.Është ndër këngëtarët e parë të Anomoravës,ishte më i përhapuri në shtëpitë e produksioneve,shumë i  pranishëm në RTP,si kompozitor e krijues.Ai ka në opusin e vet mbi 2000 këngë të vetat që vet i ka shkruar dhekomponuar ,të inqizuara në pllaka gramafonesh,radio,audiokaseta,videokaseta,cd dhe DVD.Është mbledhes i folklorit në gjitha trojet etnike shqiptare nga ka mbledhur mbi 4000 këngë,që i ka botuar në blendet shqiptare  IV;V;VI;VII.Ka botuar 14 libra dhe tani ka të pregaditur për botim librin"LIRIKA POPULLORE E GOLLAKUT" me 1216 këngë të mbledhura.Shpërndarje të diturisë në shkolla,qindra albumesh  me këngë,qindra artikuj në gazetat dhe revistat tona,reportazhe në TV,15 libra këngësh,po e përmbushin jubileun e dyzet të  krijimtarisë muzikore të tij.Ai  bënë vetëm punë,mësim,krijimtari,e përgëzojmë për këtë dyzetvjetor të madh të punës së tij,duke i uruar edhe shumë,shumë përvjetor të suksesshem.

Tage: SH C



Bookmark:




*** Faqet.Com ***