Për knaqësinë dhe rrespektin shumë të lartë që kam ndaj Ledio, Erionit, Iliria-s dhe LESIANA. e kurrsesi nga këtu nuk përjashtohen edhe lexuesit tjerë të nderuar, sot po postoj një poezi kushtuar një burri të Madh të Drenicës kreshnike, bashkëluftetar dhe anëtar i Shtabit Suprem të çetës së heroit të pavdekshëm kombtar Shaban Palluzha, përjetues dhe mbijetues i masakrës famkeqe të Tivarit të cilen e kishte përjetuar edhe babai i im, tash një plak i cili më 15. 07. 2008. kishte ditëlindjen e 84-të e i cili akoma vazhdon së shkruari dhe punuari me kompjuter për të pasuruar sfondin e veprave të tija të jashtëzakonshme të cilat ndriqojnë disa ngjarje historike pothuajse të pandriquara deri më tani siq jan:
1. Tragjedia e Tivarit, 2. Masakra e Tivarit, 3. tri vëllime voluminoze mbi luften e Drenicës dhe komandantit Shaban Palluzha 4. Lufta e Prellofcit dhe Skënderajt dhe 5 një tjetër që momentalisht nuk po më kujtohet emëri, e ky është i Madhi AZEM HAJDINI - XANI.
&nb sp; Adem Berisha:
&nb sp;
I KAM LAKMI
Azem Hajdinit-Xani në ditëlindjen e 84-të
&nb sp; &nb sp; 15. 07. 2008
Njeriu jeton sa vepra e tij
e kujtimi për te nuk zhbëhet kurr,
kur len gjurmë në histori,
lind si engjëlll e vdes si burr.
Të vish nga çerdhja e shqipeve të malit,
nga Drenica e jonë kreshnike,
të luftosh përkrah Shabanit
është një vepër shumë heroike.
Një Tivar famkeq të mposhtësh
që për shumë kend ish fat i zi,
përball bishave të mos gjunjëzohesh
e të mbijetosh është mrekulli.
Kur shumë sfida tejkalon e
faqebardhë mbetësh përhera,
gjithë shoqëria të admiron
si njeri që ka shumë vlera.
Burr i burrave Azem Xani
lindë e rritë në Polacin trim,
një shekull jete atdheut i fali
thellë ka hy në shpirtin tim.
Vepra e tij është e përmotëshme
brezat këtë do e ruajnë përhera,
si feniks do të ripërtrihet
qe të iu prijë në vepra tjera.
Udhërrëfyes është për rininë
qe atdheun më shumë të dojë,
sa më shumë të çmojë lirinë
kurr asgjë të mos e sfidojë.
Në këto pak vargje që rradhita
shumëçka mbeti e pathënë,
por, shumë më shumë do flasin veprat
vetë Azemi që na i ka dhënë.