Mireserdhe Vizitor Login ose Regjistrohu
LIVE CHAT | INSTANT MESSENGER | BOOKMARK
| GJUHA:
 


Bookmark:
RSS 1.0     RSS 2.0

Faqe:  1 | 2 | Me pas >  E fundit >>
Shikime: 2672 - Replika: 13

POSTED BY: Ademi me 05/14/2008 11:56:20


KROI QE NUK SHTERROI

Diçka më sillet nëpër kokë.

Ndalem, përqendroj shikimin.
Disi emocion të shtuar kam sot,
nuk shmang dot përmallimin.

Në fytyren burrërore të një veterani
shikoj një shpirtë të madh shqiptari.
Shikoj burrin që i përngjan një vigani
trimit me fletë e burrit si skyfter mali.

Shumëçka unë shoh tek Reshat Arbana.
Më bëjnë përshtypje edhe thinjat e tia.
Një burrë që rrallë mund të lindë nëna,
si këtë të rrallë i ka, jo vetëm Shqipëria.

Kur aktron Isa Boletinin,
përulet, shtërngon e puthë flamurin,
duani, mbani, lartësoni trimin –
virtyte të larta ka, që stolisin burrin.

Kur deklamon At Gjergjin e Madh,
atë kolos të shqiptarisë,
të bën të ndjehesh hero e zemra bëhet mal,
ballhapur e krenar, si bir i Shpipërisë.

Për të gjallë t’i këndosh këngen
thonë se nuk është në traditë.
Por, për burrat si Reshat Arbanen
s’e kuptoj dot, çfarë tjetër duhet pritë.

Të jetojë edhe poaq vite
sa i ka mbushur sot,
për gjithë veprat e tija stoike
t’a shpërblejë, vetë i Madhi Zot.








--------------------------------------------------------------
JETA ËSHTË ARENË LUFTE E CILA DUHET TË FITOHET




POSTED BY: Ledio on 05/16/2008 18:23:42


e bukur.. komplimente!





--------------------------------------------------------------
FASHION AGENCY: Public Relations, Style, Movement of People
Back To Top




POSTED BY: Ademi on 05/17/2008 07:18:48


Ledio, të falemnderit për komplimentin. Nga xhaxhi Adem





--------------------------------------------------------------
JETA ËSHTË ARENË LUFTE E CILA DUHET TË FITOHET
Back To Top




POSTED BY: Erion on 05/18/2008 04:52:28


I dashur Xhaxhi Adem!

Mbi te gjitha nuk kane mbarim vlerat e artit, poetit.

 " Kombin e bejne poetet " ka thene poeti yne i madh Lazgush Poradeci.
Ndikimi i artit ne vlerat kombtare eshte krejt natyral.
Faleminderit per poezite tuaja te bukura, dhe te nevojshme per dashamiresit e letersise!





--------------------------------------------------------------
Pershendetje
Back To Top




POSTED BY: Ademi on 05/18/2008 11:12:52


Shumë i rrespektuari miku im Erion,

nga zemra të falenderoj për kujdesin dhe rrespektin që ke ndaj meje. Nganjëherë më duket që së tepërmi më lartëson por ok, le të jetë kjo një shtytje për punë më efikase duke logaritur edhe në ndihmesen tuaj si një krijues i ri e i mirëfilltë dhe që premton shumë.
Le të vazhdoj të postoj edhe një poezi për një vlerë tjetër kombtare, për një yll të shkencës së mjekësisë shqiptare, doktorreshen e mirënjohur Silva Bala nga Tirana që fatmirësisht nuk është e vetmja.

     MAJA E MADHËSHTISË
-   doktoreshës Silva Bala -Tiranë

Sa herë mendja tek ti më shkon
zotin tim më përkujton,
Ti një jetë të dytë më fale
rrofsh e qofsh Ti sa këto male.

Për një kohë pse nuk të shkrova
mos pandeh se të harrova,
të kam në mendje të kam në zemër
Ti për mua nuk je veq emër.

Në mes yjesh që shëndrijnë në qiell
je si hënë e je si diell,
Ti shkëlqim i jep atdheut
se je mbesa e Skënderbeut.

Kurr ty forca s’të ka munguar
popullit tuaj për t’i ndihmuar,
je e rralla e shqiptarisë
Ti je Maja e Madhështisë.

Për sa Shqipëria të ekzistojë
vepra jote do të jetojë,
lum të dashurit qe të kanë
lum ata qe të thërrasin nënë.

Me këto vargje unë që shkrova
për Ty të shkruaj nuk përfundova,
lapsi im kurrë s’do të pushojë
për Ty të shkruaj kurrë s’do të ngurrojë.

E pavdekshmja Silva Bala
nga Ademi ke shumë të fala,
për sa të kam jetë në këtë botë
Ty do të di njeri dhe zot.

 





--------------------------------------------------------------
JETA ËSHTË ARENË LUFTE E CILA DUHET TË FITOHET
Back To Top




POSTED BY: Erion on 05/21/2008 03:36:39


Miku im i shtrenjtë xha Ademi,

Ju lartësoj sepse e meritoni! Të jesh poet, (apo me qenë poet) do të thotë të kesh shpirt të mirë dhe zemër të madhe.
Prandaj ju qëndroni shumë lart!!!

   





--------------------------------------------------------------
Pershendetje
Back To Top




POSTED BY: Ademi on 05/22/2008 05:29:53



HOMERIT TË SHQIPËRISË

 
Lum shqiptarët e lum Shqipëria
për nj’at yll që ua dha zoti,
lakmi i pat këtij gjithë njerëzia
e kish shpirtin të kthjelltë si lotii

Humanist e dijetar,
si At Gjergji është vështirë me le,
mbi të gjitha atdhetar –
prijatar në shkencë e fe.

 
Nga e muar atë energji
aq me forcë të dojë Shqipërinë
këtë veç zoti mund ta dij
që i dha Gjergjit madhështinë.

 
Motet ndërrohen si â zakoni
por kujtimi vie tu u shtue,
këngët e tij tash lirshëm këndohen
dhe s mund kush më me i ndalue.

 
At Gjergj Fishtës të madhit vëlla
le t’i këndojmë lavdi përherë
për gjithë veprat që na i la
si një engjëll  i krishterë.





--------------------------------------------------------------
JETA ËSHTË ARENË LUFTE E CILA DUHET TË FITOHET
Back To Top




POSTED BY: Ademi on 05/31/2008 14:48:02


            &nb sp;                         &nb sp;                         &nb sp;                         &nb sp;                         &nb sp;     

       SKYFTER  MALI
-Kushtuar deshmorit të kombit
              Tahir Sinani

Dua të shkruaj ca rreshta
për një gjak të dlirë shqiptari
qe u derdh për troje të veta
trashëgim që i kishte lënë i pari.

Dua t’i këndoj një trimi
atdheut jeten që i fali,
dua t’i  këndoj një shpendi
me krah si skyfter mali.

Këndoj për at trim Tropoje
të fortë për nga ideali,
që kurr nuk u kursye
e luften kurr s’e ndali.
 

Të mbronte pragun e shtëpisë
amanet i kishte lënë i pari,
zot t’i dilte vllazërisë
përherë e digjte malli.

Në gjithë luftërat çlirimtare
populli i vetë që i bani,
shkëlqeu ky trim Tropoje
që i thonë Tahir Sinani.

Anë e mbanë Kosovës
luftoi kurr pa ia nda,
që vllezërit e motrat e tija
të mos mbesin nën shkja.

Presheva kur bëri luften
me bishat nga Serbia,
fortë e shtërngoi pushken,
ngjeshi gjithë armët e tija.

Si kokrra e rrufesë godiste
kudo që gjëndej armiku,
kur pushka e Tahirit kriste
gjithë shkiet i kapte paniku.

Kur Tetovës e Gostivarit
don t’u vente thika në asht,
Tahiri me trimat e idealit
armikun e nxoren jashtë.

Këta dhanë mesazh të qartë
se si duhet të luftohet,
për idealin më të lartë
se si duhet të flijohet.

Tahiri një ideal kishte
bashkimin e trojeve shqiptare,
pamëshirëshëm të coptuara
nga hordhitë sllavo-barbare.

Por më njëzetenëntë korrik
të vitit dymijë e një,
bie në altar të lirisë
për të shkuar në pavdekësi.

Tash ky trim-tribun
jeton në zemrat tona,
këtij i këndon Pashtriku,
i këndon edhe Valbona.

I këndon shqiptaria
anë e mbanë këtij globi,
mbi të gjitha për te ish liria,
atdheu dhe i gjithë kombi.

Lavdi Tahir Kosova,
lavdi Tahir Presheva,
lavdi Tahir Tetova,
lavdiiii ooo, Tahir Emblema !!!





--------------------------------------------------------------
JETA ËSHTË ARENË LUFTE E CILA DUHET TË FITOHET
Back To Top




POSTED BY: iliria on 06/22/2008 03:40:12


Jemi mësuar tani nëpër libra dhe faqe të netit,të lexojmë poezi të këtij njeriu të madh,krenarë dhe plot dinjitet me një krenari njerëzore të ngjezur nga dashuria kombëtare në të cilën mban ndezur dhe e shprehë mes vargjeve të fuqishme,i madhi Adem  Berisha.Tani nuk ke si mos të ndjehesh i gëzuar dhe i frymëzuar kur Homeri Kosovar i shkruan Homerit të Shqipërisë.


Përgëzime baca Adem

Back To Top




POSTED BY: LISIANA on 06/24/2008 15:05:24


Mua me vjen per te qare kur i lexoj keto poezi. me ngazellen forca qe poeti percjell, une ndjej se mbushem e plotesohem shpirterisht.

une mendoj se ktu duhet nje poeme kushtuar Adem Berishes. po! ketij njeriu qe i ka me te zjarrta se kushdo idealet patriotike.
faleminderit xhaxhi Adem per frymen qe na percjell.

Back To Top
08/21/2008
Faqe:  1 | 2 | Me pas >  E fundit >>



*** Faqet.Com ***