Mireserdhe Vizitor Login ose Regjistrohu
LIVE CHAT | INSTANT MESSENGER | BOOKMARK
| GJUHA:
 


Bookmark:
RSS 1.0     RSS 2.0

Faqe:  1 | 2 | 3 | Me pas >  E fundit >>
Shikime: 253 - Replika: 22

POSTED BY: iliria me 06/25/2008 04:56:37


Trupin në valë

emrin në flakë

Dardania plakë.


Në valë nuk mbytet

në flakë-nuk kallet

jeton-nuk ndalet.


Në gjak-ujitur

plagosur në zemër

prapë jeton-ka emër.


Erdhi nëpër furtunë

trupin-flori

emrin-LIRI.





POSTED BY: Ademi on 06/25/2008 05:06:39


Iliria,
përgëzime të sinçerta për vargjet e mrekullueshme dhe idetë që ke.
Ti vetë je zemra dhe shpirti i at-mëmëdheut  të cilin aq shumë e do.
Uroj që sa më shpejt të çmallësh dhe lirshëm të frymosh në ajrin e freskët e të pastërt të Dardanisë tuaj.
Me respekt nga xhaxhi Adem.





--------------------------------------------------------------
JETA ËSHTË ARENË LUFTE E CILA DUHET TË FITOHET
Back To Top




POSTED BY: iliria on 06/25/2008 08:28:50


Flm,shumë baca  Adem,të jam mirënjohës për këto fjali të ngrohëta që më dërgon.Rrofsh sa malet bacë i nderuar.

Back To Top




POSTED BY: iliria on 06/27/2008 06:37:09


NË PREKAZ

ZË  FILL LIRIA

Kosovë-zemra e  Dardanisë

shumë pushtues të janë vardisë

saherë ata janë dalldisë

grusht të rëndë kanë marrë n´Drenicë

edhe tash-një shekull pas

iu bë varri në  Prekaz

në Prekaz u mund robëria

në Prekaz zë fill  Liria

Jasharajt matën trimërinë

pa pushtues e bënë Shqipërinë.

Back To Top




POSTED BY: iliria on 06/28/2008 05:33:54


POETI

Nuk e di

nëse trupi i pikon gjak

brenda tij

kallet një oxhak!


Në mes mallit e dhembjes

unë që kallet

digjet në heshtje-bëhet prush

dhembjet e tij

s´i kupton askush!...

Back To Top




POSTED BY: iliria on 06/28/2008 05:35:10


NDARJA

Grumbuj kujtimesh

rrjedhin nëpër mote

prej zemrës sime

deri te zemra jote.

Back To Top




POSTED BY: iliria on 06/28/2008 05:38:12


PLAGË NË ZEMËR


Kam një plagë

më djeg shumë

më djeg zgjuar

më djeg në gjumë.


Më djeg në zemër

e dashur nënë

më dhemb në shpirt

e dashur Dardanë.

Back To Top




POSTED BY: iliria on 06/29/2008 14:06:42


PLAGË


Katërcipërisht

i sëmurë shpirtërisht

molla piqet në gemb

malli pikon në zemër.


Koha ecën

malli vendnumëron

vjen vjeshta

molla pikon.


Shpirti plot plagë

shkon dimri,vjen pranvera

kopshti gufon e yshtet

zemra lëngon e ndryshket.

Back To Top




POSTED BY: iliria on 06/29/2008 14:12:11


KU TRETI FËMIJËRIA

Në këtë tokë

me emrin kurbet

dita zgjat

njëqind vjet.


Dielli zhduket

thell nën re

zemra digjet

për Atdhe.


Vitet ikin

kurrë nuk kthehen

vret kujtimi

shpresat thehen.

Do të kthehem

atje të pi ujë

nuk rron zemra

në trup të huaj.

Back To Top




POSTED BY: iliria on 06/30/2008 07:17:17


DRENICA Fushat e gjëra pjellore majat e larta,shkëmbore ndër shekuj,ndër mote uratë e kësaj toke. Përherë pate trima,sokola në luftëra,në sakrifica TI-diell i lirisë së Kosovës zëmadhja-Drenica. Trimat prej Polluzhe prej Prekazi,prej Galicës përherë qëndruan besnikë -roje e Drenicës. Kulla e Jasharajve në flakë qëndisë heroizmi i tyre i dha fund robërisë. Kudo roje fushe kudo roje mali trimi legjendë AI-Adem Jashari. Sot rrezja e dritës shkëlqen Drenicës shpendkeqet nuk gjejnë pullaz askund në Drenicë askund në Kosovë thyen qafën nëpakthim lanë kockat në Prekaz.
Back To Top
11/20/2008
Faqe:  1 | 2 | 3 | Me pas >  E fundit >>



*** Faqet.Com ***