Mireserdhe Vizitor Login ose Regjistrohu
LIVE CHAT | INSTANT MESSENGER | BOOKMARK
| GJUHA:
 


Bookmark:
RSS 1.0     RSS 2.0

Shikime: 143 - Replika: 2

POSTED BY: Galadriel me 06/25/2008 14:43:52


A ju ka ndodhur qe te shihni te ekranizuar librin tuaj te preferuar? Cfare ndjesish keni perjetuar? Ju ka ndodhur te zhgenjeheni nga realizimi filmik?


Mua me pelqen te shoh te ekranizuar libra te ndryshem te cilet i kam lexuar ose jam duke i lexuar.
Duke lexuar kam krijuar nje ide timen mbi historine apo personazhet e me ka ndodhur disa here qe filmat nuk me kane dhuruar ato emocione qe me ka dhuruar shfletimi i librit. Psh "Unaza" liber ishte me i bukur sesa ekranizimi. Gjithesesi nuk ka ndodhur perhere keshtu.
Po ju?





--------------------------------------------------------------
Njeri shume i mire, me "bon sens. Duroj pa te dhene shuplaka edhe kur e meriton, por kur humbas durimin gjej vend per tu fshehur se... Ahahaha, te injoroj fare se nuk ja vlen te lodh nervat kot.




POSTED BY: LISIANA on 06/25/2008 17:09:14


libri i fundit qe kam pare te ekranizuar ka qene Kodi i da Vincit, realizimi qe iu be me Tom Hanks... mua vete nuk ishte se me pelqeu shume, kjo nuk do te thote qe sishte me nivel.

por une mendoj qe ndonjehere leximi dhe ekranizimi nuk duhet te shkojne bashke. kur lexojme imagjinojme, i gjejme ne aktoret ne mendjen tone dhe "i levizim" sipas asaj qe lexojme. e pastaj kur e shohim filmin e nuk perputhet ne shume pika me ate "krijimin" tone kemi nje peshtjellim ndjenjash.
them se deri diku eshte ok te shohim ekranizimin e librit, e pastaj ta lexojme qe eshte si te perjetosh mbi nje baze te gatshme. e anasjellta sme pershtatet. ndoshta edhe sepse mbresa qe libri dhe filmi lene tek ne jane te ndryshme.

Back To Top




POSTED BY: Ledio on 11/01/2008 19:36:02


Kur lexon nje liber, mundohesh ta perfytyrosh ate simbas deshires.. dhe eshte dicka teper mahnitese sepse vendos mendjen ne pune dhe ke fantazine ne maksimum!

Ndersa kur publikojn filmin eshte gjithmon deluzion total!! Shume skena te librit hiqen.. dhe shpesh here aktoret nuk ngjajn perfytyrimit tend.

Per mendimin tim, me te bukur librat sesa filmat!





--------------------------------------------------------------
aka MiNiMaL :: FASHION AGENCY: Public Relations, Style, Movement of People
Back To Top
11/20/2008



*** Faqet.Com ***