Mireserdhe Vizitor Login ose Regjistrohu
LIVE CHAT | INSTANT MESSENGER | BOOKMARK
| GJUHA:
 


Bookmark:
RSS 1.0     RSS 2.0

Shikime: 133 - Replika: 2

POSTED BY: iliria me 06/26/2008 13:28:05


Kam njohur në mërgim një  poete të madhe,rastësisht në një takim letrar të Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani,dhe krenohem që pata fatin të njoh këtë krijuese të shquar znj.Alma Papamihali.Muajt që lam pas ajo botoj përmbledhjen poetike"Nën Tingujt e Natës",përmbledhje poetike me 100 poezi,mjaftë poezi vlerash që edhe kur janë të shkurtëra vargjet e saj janë domethënëse dhe flasin shumë.
Alma Papamihali u lind në qershor të vitit 1974 në Tiranë.E shkolluar poashtu në Tiranë ku kreu gjimnazin"Ismail Qemali" dhe më pas degën Gjuhë dhe Letërsi.Bota letrare dhe sidomos poezitë ia kishin rrëmbyar shpirtin qysh nga fëmijëria.Në vitet shkollore shumë e re bashkëpunoj në disa gazetatë qytetit si:"RINIA";INTERVISTA;"PASQYRA",etj...E rritur në një familje artëdashëse gjeti përkrahje dhemori shtytje të i kushtohet sidomos poezisë:Plotësinmëe vet ajo egjenë te poezia,dashuria,atdheu,natyra fshihen dhe shprehen artistikisht ne vargun e saj.Pasioni per vargun  ishte tek shpirti i saj prore në rritje.Ajo lexoi shumë pati poet të preferuar si:Migjenin;Naimin,Ndre Mjeden,Lasgush Poradecin,Kadaren,Agollin,Xhevahir Spahiun,Bardhyl Londo,etj.....kurse nga letersia e huaj:Pushkinin,Heinrich Heine,Pablo Neruda,Pol Elyar........
Aktualisht Alma jeton me familje ne Frankfurt të Gjermanisë.Poezitë e saja nga përmbledhja poetike"Nën Tingujt e Natës",janë hallkë e fortë lidhëse me vendlindjen,nga se vet kjo largësi pasqyrohet me vargjet e saj.Në përmbledhjen e saj poetike lexuesi do të hetoi mall,dashuri dhe nostalgji.Libri i Alma Papamihalit u promovua dhe u cilësua si një libër me vlera të larta poetike,dhe u mirëprit jashtzakonisht mirë te lexuesit tanë në diasporë.





POSTED BY: Ademi on 07/03/2008 03:09:59


Së pari dua të përshendes dhe falenderoj nga yemra Iliria-n për këtë hap të mrekullueshëm që kishte marrë për të na njoftuar më afër me jeten dhe vepren e krijuesës së re Alma Papamihali. Domosdo dhe një kohësisht unë nga zemra uroj dhe përgëzoj krijuesen e mirënjohur Alma Papamihali për punën e saj të palodhëshme e të shkelqyer në lëmin e artit letrar. Jashtëzakonisht admiroj këtë krijuese për faktin se është e stolisur me një mozaik të gjërë ndjenjash të dashurisë dhe nostalgjisë, e frymëzuar veq tjerash edhe nga të mëdhenjët e Rilindjes tonë kombtare.
Tek kjo poete veç tjerash unë vërej edhe vetinë hyjnore të engjujve të perendisë si mjet për të vrarë urrejtjen - dashurinë.
Urime, jetë të gjatë, të lumtur e të begatë dhe suksese të pandalshme i adresoj, padyshim, bukuroshës Alma sepse pavarësisht fizionomisë, dukjës izike, njeriun e zbukurojnë veprat e tij.
Me rrespekt nga xhaxhi Adem Berisha.





--------------------------------------------------------------
JETA ËSHTË ARENË LUFTE E CILA DUHET TË FITOHET
Back To Top




POSTED BY: iliria on 07/03/2008 13:52:30


flm.baca Adem për vlerësimin që i bëni poetës sonë Alma Papamihali,e cila vërtetë është një krijuese e  mirë dhe mjaft premtuese.Edhe ne kemi rrespekt baca  Adem për ju dhe krijimtarinë tuaj mjaft domethënëse.

Back To Top
11/20/2008



*** Faqet.Com ***