Mireserdhe Vizitor Login ose Regjistrohu
LIVE CHAT | INSTANT MESSENGER | BOOKMARK
| GJUHA:
 


Bookmark:
RSS 1.0     RSS 2.0

Shikime: 96 - Replika: 2

POSTED BY: iliria me 08/16/2008 16:00:40


 

NAZIF RRAHMAN PËRLEPNICA

N’ Përlepnicën legjendare,

Në familjen atdhetare,

Lindë e rritë Nazif Rrahmani,

Trim për pushkë, kundër dushmani!

Nazif trimi i Përlepnicës,

Shumë luftoi në Luftë të Kikës,

N’ Velegllavë, Ush, Bujanoc –

Bombahedhës – nuk kishte shoq!

N’ Gjyrishec e në Novak,

N’ shumë katunde në Gollak,

Mbrojnë kufijtë Shqipnisë Etnike –

T’ mos shkelë knej kamba anmike !

Nazif trimi, ai luftëtarë,

Bombahedhës i dorës s’ parë,

Shumë çetnikë, n’ Kikë shpartalloi,

Shumë armët jav konfiskoj!...

N’ Belegllavë , në Ush e n’ Kikë,

Ushtrinë serbe e kanë koritë...

N’ Bujanoc e në Gjilan,

N’ lufta t’ mbrojtjes për vatan...

Me shumë shokë, Nazif Rrahmani,

Nji Kuvend , nji ditë e bani –

Eni vllazën t’ i biem Gjilanit,

Mos ta lamë n’ dorë t’ serbijanit!"...

Mulla Idrizi, ai prijatar ,

Kish Nazifin, dorë të parë,

E urdhnoi t’ shkojë n’ Përlepnicë –

Ta formojë nji Shtab t’ Ushtrisë!

Shtab Ushtrie Vullnetare,

Që ta gjejë nji odë shqiptare!

Shtab Ushtrie n’ rreth t’ Gjilanit –

Ishte oda e Zenel Osmanit!

N’ Përlepnicë, n’ këtë Shtab të Parë,

Vijnë shumë trima vullnetarë,

Garda e rojës ishte formue,

Krejt atë Shtab me e sigurue!

Komandant në gardë të rojes –

Nazif Rrahmani do të emnohet!

 

Më datën 20 Dhjetor,

Një Vendim në Shtab u mor –

Vullnetar edhe eprorë,

Më 23 Dhjetor,

Të shtunën , para sabahit –

Me ushtri me i ra Gjilanit!

Ditë e shtune , n’ ora gjashtë,

Fuqi Zoti, ne na dhashtë,

Në Gjilan kemi me hy –

N’ luftë me shkije sy me sy!

Ndër shumë trima vullnetarë –

N’ kamë u ngrit Nazifi i parë,

Para Shtabit dhe Flamurit -

Dha betim me fjalë të burrit:

"Pasha Zotin , që m’ dha shpirt,

Pasha nanën, që m’ dha gjitë,

Pasha djepin , që m’ ka rritë,

Pasha bukë e pasha kripë,

Pasha krojet, ku jam flladitë,

Pasha diell e pasha dritë,

Pasha tokën Nanë Shqipni,

Pasha Flamurin Kuqezi,

Unë ma i pari kam me shkue,

Bombat OZNES , me ja gjue,

Edhe burgun me shkatrrue –

Krejt vllazninë kam me i lirue!"...

Siç e flet – e banë shqiptari,

Ditë e shtune – ditë pazari,

Gjithë Gjilani dhe shqiptarët –

Do t’ i presin vullnetarët!

Nazif trimi, ai burrë me namë,

Armatoset deri n’ dhamë,

N’ krah e qiti nji çekan,

Dhe u nisën për Gjilan.

Me shumë shokë, pa nji pa dy –

Si drangoj n’ Gjilan kanë hy,

Shpejt i nxor bombat e dorës

Dhe ja qiti flakën OZNES!

Dyert e burgut ren me ren,

Me çekiç , tana po i then.

Po i liron shqiptarët e ngratë –

Ishin kanë tridhet’ e shtatë!...

Luftë të rreptë po banë n’ sabah,

E kish marrë nji plagë në krah!...

N’ ora dhetë – për katër orë –

Krejt Gjilanin e morën n’ dorë!...

Nji plagë t’ randë , Nazifi e kish marrë,

Ishte nisë kah Dheu i Bardhë,

Me lypë vend për me u strehue,

Edhe plagën me e shërue!

Tej n’ Ponesh, qashtu ka dalë –

Kërkush ndihmë nuk i ka dalë?!

N’ nji mulli , n’ Ponesh ka ra –

Aty, shkijet e kanë vra!...

Demir KRASNIQI





POSTED BY: iliria on 08/29/2008 10:47:32


.

5. PËLLUMBAT E LIRISË

-Dëshmorëve të kombit:

Burim Graiçecit dhe Fitush Kukajt-

N’ zjarr të luftës mësynin shkollën,

Në kërkim të diturisë;

Seç ëndërronin uniformën

Dhe ushtarët e lirisë!

Refreni:

Burim Graiçeci edhe Fitush Kukaj,

Jo, nuk bënë maturë, as pushim verorë!...

Në frontin e luftës, së bashku nip e dajë -

Në vijën e parë, o, kanë ra dëshmorë!

Prej Drenicës drejt Shqipërisë,

Ishin nisë me besa – besë,

Për t’ i dhënë grusht robërisë –

Nën emblemë të UÇK-së!

Refreni:

Burim Graiçeci edhe Fitush Kukaj...etj.

Nga Padeshi – në Koshare,

Ranë n’ altarin e lirisë.

N’ histori e n’ lapidare –

Morën vulë të pavdekësisë!

Refreni:

Burim Graiçeci edhe Fitush Kukaj...etj.

 

 

Back To Top




POSTED BY: iliria on 09/02/2008 06:20:59


ÇYFTELI MOJ BOTË MIZORE

Të rinjët tanë t´kanë lanë pas dore

janë mbledhë n´grupe n´shumë shoqni

melos t´huaj shumë janë hy

ty s´po dojnë me t´pa me sy.

Bashibuzuk e shumë rokera

bajnë poterë si n´disajzera

Pijnë raki,skuqen mërdhezen

nuk dojnë tjetër pos anglezen

Me za lorze,me za zhabe

kultivojnë muzikë arabe

një grup tjetër prej kesaj ane

këndojnë shqip,kangë indiane

Do beqarë atje nga Shkupi

këndojnë shqip n´melos maxhupi

Menagjer do gushë pëllumba

deri dje kanë shitë tullumba

dialektin Tetovar

këndojnë shqip n´melos bullgar

N´Kumanovë për marshallah

thonë unë jam kyqyk Ymrah

k´ndojnë gazela pa pengesa

Ibrahima-Taklisesa!

Vajzat n´rrugë kur i takojnë

Sapo emrin túa mësojnë

menjëherë kengen ja u kushtojnë

n´kasetë emrin ja u këndojnë.

Prej Kërqove n´Suharekë

k´nohet shqip n´melosin grek

Shumë motra rrijnë tue qëndisë

vargjet shqip,kangë t´Shumadisë.

Këngët tona i mori lumi

na i përfshiu kiçi dhe shundi

k´shtu na humbi ne folklori

që shumëkush lakmi na e mori.

Karierë për me fitue

n´melos t´huaj duhet me k´nue

me tekste që t´mbushin vrerë

me melos që t´shtynë me vjellë!

Përkthejnë kangë tármiqëve tanë

Që na mbajtën gjëthmonë nën kambë

T´huajve u knojnë me simpati

humbin tërë këtë begati

landë tosknishte,landë gegërishte

nórientale e italishte

stili i huaj,gjuha angleze

ju ka ba ushqim për meze.

Hajmedet për këngët tona

Çka na i gjet në trojet tona

hajmedet për çyftelitë

që më n´dorë s´po i marrin të rinjët.

Back To Top
11/20/2008



*** Faqet.Com ***