Mireserdhe Vizitor Login ose Regjistrohu
LIVE CHAT | INSTANT MESSENGER | BOOKMARK
| GJUHA:
 


Bookmark:
RSS 1.0     RSS 2.0

Shikime: 57 - Replika: 5

POSTED BY: iliria me 09/03/2008 16:16:12



 

Rrustem Geci

SHKËLQIME TË POEZISË SONË

Rrustem GeciLibri  i Rrustem  Gecit, “Kanuni  poetik“ është  një  libër i  prushit  të madh, një libër plot hapësirë dhe thëllimë.Poezia e Rrustem Gecit pulson ndryshe nga poezia e poetëve të tjerë.Ky poet i shkëlqimeve të mëdha sjell një poezi me plot shpirt e shëndet. Jemi valë  të  një lumi /  të  një  deti, të  një  oqeani / jemi njeriu i njerëzimit /  koha që po jetojmë / Rruga  e  krijimit  thotë Rrusta është proces i mundimshëm..Shkëlqimet e  poezisë së Gecit janë të madhërishme dhe domethënëse. Ai përherë është në shtëpinë e materjes, në  dhomat  e saj të padukshme. Rrethi tematik  i Kanunit  Gecian, është  i  gjerë  dhe  universal. Fuqia  e  poezisë së  tij reflekton në të gjitha vargjet; qoftë  në  motivet  me Shqipëri, qoftë në motivet me Arbëresh e Çamëri, Geci kudo është një Marthanomak i poezisë. Poeti Llemadeo në leximin e tij të parë shkruan; Libri “Kanuni poetik” i Rrustem Gecit, me 1 mijë e 600 faqe, dhe me 2006 poezi, është  një libër kolos në letërsinë tonë. Për këtë libër do të flasi koha dhe njerëzit, ata që do të dinë ta çmojnë  e  vlersojnë.  Për mjeshtrin  e madh të  fjalës  , sheshi  i  poezisë  së  tij, është  letra e bardhë, fusha ku ai bën  betejat. /  kujt t´ ia tregojë plagën time , kujt!.. /  kur  të  gjithë  jemi  të  plagosur /   me  të  ndaluarat  çfarë  të  bëj  / pse  duhet  të  ankohem, pse../ Rrustem   Geci   u   lind   në   Roganë   të  Dardanës  më 1950. Mësimet  e  para  i  kreu në vendlindjen e tij, ndërsa , shkollën   e  mesme   e  kreu  në  Gjilan  dhe  Dardanë. Rrustja  u  kulturua  në  Universitetin  e  Prishtinës. Ai plot 17 vjet punoi në Radio Televizionin  e  Prishtinës .Pas mbylljes  së  RTP-së, Geci  mërgon  në Dortmund  të  Gjermanisë,  ku   edhe   tashti   jeton.  Geci   kryesisht   merret  me  poezi , ese , dhe  skenare. Veprimtaria  e  tij është  shumë  e gjerë. Libri “Kanuni poetik”i Rrustem Gecit është një libër me poezi  dhe  ide  të  përmbledhura, ku  pësosmëria  e  vargjeve  është  në  unison  me  kohën që po jetojmë. U  kujtojmë  se poezia e Rrustem Geci  është  poezi  me  angazhim  të  fortë  artistik. E kuqja në  poezinë e Gecit, bashkë me të blertën, krijojnë  emocionin. Nga  dhimbja  e  gjakshme, shkruan  Geci  më  nxorri  poezia, arti  që  unë  e desha  dhe  e dua. Poezia  për poetin, jo rrallë  kërcënon  kënaqësitë  personale. Dy baballarët  e poezisë, Homeri dhe Borhesi,  jo  rastësisht,  poezisë  ia  falën  sytë. Rrustem  G e c i  deri   më  tash   ka   s h k r u a r   dhe   botuar  12  l  i b r a ; “Demonstratat  e  luleve“ ,“Antologjia  personale “ , „Dridhjet  e  barit“,  “K ë n g ë  Q i p s h t e“,  „Një  rrënjë  ulliri  jemi“ „Këngë   Ilirishte“,“Poezi me Shqipëri“,“Fletët e qepës”,“Rogana“,“Antologjia e poemave“ „ Malli  ndjek  udhën  e  vet “  dhe  „Kanuni  p o e t i k“. Këtë shkrim për poetin ,Rrustem Geci  po  e  mbyllim me  një  poezi të tij : Gjak  u  bënë vargjet / derisa erdhën  tek  ju / për ta dhënë mesazhin / e një mesdite të bukur /  Këto dhe mijëra vargje  të tjera janë bota e tij , arti me të cilin bashkëjeton autori. Poezia është e magjishmja , e bukura; Sa  herë t´i  je unë / dhe sa  herë  unë  jam  ti /  ne bëjmë betejën / trup me trup të dy!...sepse../ për më të  bukurën  /  për më të dashurën   /  nata  sonte do të jetë më e gjatë / e dhimbja  më  e  ëmbël...            &nb sp;    

Dashnim  Hebibi - Zyrih 
Llemadeo - Shqipëri





POSTED BY: iliria on 09/03/2008 16:17:00



     
   
Poezi nga libri më i ri “ Këngët e ujit”


ART POETIK

Kjo fjalë  gjaku  o  mik
që  vjen   nga  thëllima
është një plagë  e  jona
nga  drita  e  të  sotmes

Njeri,merri rreze diellit
merri edhe  pak  frymë
që fjala poshtë  zemrës
të  d a l i  më  me forcë

O zë  i  ëmbël  i  poetit
ti  që  fjalën shpërndan
si  dhuratë   të  shpirtit
lavdi   të  qoftë  poezia

Kosovë  e  artit të lartë
Kosovë  e  artit  të artë
Me  thërrimet  t u a j a
T h u r i  këngë  për  ty

Back To Top




POSTED BY: iliria on 09/03/2008 16:17:41





REGJISORI

Vëllai im i këngës
Ti që poezinë e lexon
Me ngjyra, me zë
Kjo është jeta jonë

Vëllai im i këngës
Vëllai im i shpirtit
I magjishëm  është ai
që e ndien poezinë

Në jetën e përditshme
Janë  tëra  të  sotmet
Janë tëra të nesërmet
Janë  tëra  të ardhmet

Vëllai im i këngës
Vëllai im i gjakut
Goditi ato qerre
Që fshehin trazira

Back To Top




POSTED BY: iliria on 09/03/2008 16:18:29





B UJ T Ë S I T

Plot pushtues  të  huaj
Që  i  ranë  këtej  pari
Ata ishin edhe”bujtës”
Dhe  s´iknin  pa  luftë

Që nga Troja  e lashtë
Kur u shuan pellazgët
U ngrit Iliro-shqipëria
Nga   ishte  pellazgjia

Plot   bujtës   të   huaj
Nëpër  t r o j e t  tona
Frigonin v e t ë s i n ë
Për grurin  dhe vajzat

Plot pushtues  të huaj
Me emrat  më  vrasës
Prapa lanë varre, dhe



            &nb sp;  pemë  gjaku  të  prera           &nbs p;     

Back To Top




POSTED BY: iliria on 09/03/2008 16:19:20





OHRI
            &nb sp;                
Një  stuhi  e madhe
Në shpirt  më buçet
Fryn   e r ë  e  fortë
Një erë me xhaketë
 
Bari  z ë   e  dridhet
Qielli    shungullon
Një erë me xhaketë
Pluhurin  lart e qon
 
Laureshë    e   malit
Më thuaj a më donë
Laureshë    e   malit
Pse   nuk   e  pohon

Mos u skuq o shpirt
Mos u skuq  o xhan
Se   të    dashuruarit
Një dhimbje i mban


Back To Top




POSTED BY: iliria on 09/03/2008 16:20:01




YJET PREJ UJI

Në këngët  me çamëri
Fjalës  i  bien drithma
Djersë  të  ftofta kohe
Të  rëna të përgjakëta

Në këngët  me çamëri
Populli  i  vogël  çam
Çdo  ditë i bie daulles
Se  toka  e  tij  nuk flë

Në këngët  me çamëri
Të  trojeve   të   ilirisë
Çami  tregon Greqinë
Lirinë e  tij të shkelur

Në këngët  me çamëri
Prej   ku  nis  çamëria
Plot  lule   gjaknxehta
Me këngë çame çelin

Back To Top
11/20/2008



*** Faqet.Com ***