Mireserdhe Vizitor Login ose Regjistrohu
LIVE CHAT | INSTANT MESSENGER | BOOKMARK
| GJUHA:
 


Bookmark:
RSS 1.0     RSS 2.0

Shikime: 81 - Replika: 2

POSTED BY: iliria me 09/04/2008 07:32:23


Çdo lot që ka derdhur,nëna për mua
janë ngri ndër shkrepa,ndër mal e gur
vështirë me pritë,ndonjëherë me u gëzua
se loti i nënës s´të len të qetë kurrë.

Sa male e fusha,i kam kaptue
aq larg Vendlindjes,aq larg shtëpisë
me pas ditë k´shtu që kam me u pendue
një hap jasht portës,se kisha nisë.

Veq zemrae nënës,mund me e kuptue
sa është rrëpatë,dej n´rritje´t´djalit
e n´ditë të pleqërisë,pranë mos me i qëllue
ndoshta s´mund t´ja gjejë,as gurët e varrit!...

PS:Poezia ime"LOTI I NËNËS",vjen nga përmbledhja poetike"LOTI I ATDHEUT",këtë poezi e zgjodhi dhe e kompozoi për këngë z.Demir Krasniqi.Padyshim edhe unë u ndjeva mjaft mirë,kur poezia ime u zgjodh tekst kënge.





POSTED BY: Ademi on 09/16/2008 06:39:46


Iliria,
shumë urime për poezinë e bukur "Loti i nënës" dhe përzgjedhjen e saj nga ana e z. Demir Krasniqi qe me zërin e tij të bukur prej një artisti veteran të artit muzikor, të njejten të këndojë edhe si këngë.





--------------------------------------------------------------
JETA ËSHTË ARENË LUFTE E CILA DUHET TË FITOHET
Back To Top




POSTED BY: iliria on 09/16/2008 06:53:32


flm,shume Baca i nderuar Adem Berisha,pershendetje

Back To Top
11/20/2008



*** Faqet.Com ***