Disa këngëtarë të njohur të operës sonë janë bërë yje të adhuruar.Sigurisht kjo arritje nuk ishte e lehtë,ashtu si nuk e ka të letë një shkrimtar,poet për të lidhur fjalët me muzikën dhe për të i dhënë poezisë flatrat e melodisë.Ne njihnim Luçiano PAVAROTIN, Maria Kalas,Xhoun Sjudhëlënd e yje tjera të operës.Mbase nesër mund të dëgjojmë një soprano të këndojnë një arie të famshme.Megjithatë nëse nuk do të jemi të aftësuar të klasifikojmë zërat e operave,mund të vlerësojmë pozitivisht,apo negativisht,pa njohuri një vlerësim të gabuar.
Është mirë të njohim klasifikimin e zërave:
-Soprano koloraturë- zë femëror që arrinë të kapë me lehtësi nota të shpejta e të larta.
-Soprano lirike ,zë femëror sentimental apo romantik
-
soprano dramatike,personazh dramatik,i një zëri femëror të plotë.
-mexosoprano,zë femëror më i pasur dhe më i plotë se sopranoja dramatike.
-Kontralto,zë i rrallë femëror i ngjajshëm me mexosopranjo
-Tenori,zë mashkullor karakteristik,i letë,lirik,dramatik
-Baritoni ,zë i mesëm që vjen mes tenorit dhe basit.
-Basi,është zëri më i plotë mashkullor,që ndahet në tri kategori:buffo,cantante dhe profondo
-i pari është i përshtatshëm për personazhe komike
-i dyti për role sentimentale
-i treti për personazhe që përcjellin ndjenja të forta.