Mireserdhe Vizitor Login ose Regjistrohu
LIVE CHAT | INSTANT MESSENGER | BOOKMARK
| GJUHA:
 


Bookmark:
RSS 1.0     RSS 2.0

Shikime: 197 - Replika: 0

POSTED BY: adioni me 05/06/2008 17:04:45


Zvicra ndalon librin skandaloz të Del
Pontes për UÇK


Ministria e Jashtme e Zvicrës i ndaloi ish-kryeprokurores së Gjykatës së Hagës,
Karla del Ponte, promovimin e një libri që fliste kundër Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës. Libri përshkruan masakrat, që sipas del Pontes, janë kryer nga
ushtarët e UÇK-së, por Ministria e Jashtme zvicerane u shpreh kundër tij dhe
kërkoi "kthimin e menjëhershëm" të Del Pontes në Argjentinë, ku ajo
ushtron funksionin e ambasadores. Sipas mediave të Prishtinës, ministria ia
ndaloi ish-kryeprokurores së Hagës, promovimin e librit "Ndjekja, unë dhe
kriminelët e luftës", që kishte parashikuar ta bënte në Milano, pasi ky
promovim "nuk pajtohet me misionin e ambasadores". "Ato që ka
shkruar në libër Karla del Ponte dhe promovimi i tyre, nuk pajtohen me
funksionin e ambasadores së shtetit zviceran, prandaj i ndalohet urgjentisht
promovimi i tij, derisa është përfaqësuese e Konfederatës Zvicerane", -
citojnë mediat zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme të Zvicrës, Zhan Filip
Zhanera. Ministria e Jashtme e Zvicrës i kërkon Del Pontes, të kthehet shpejt
në detyrën e ambasadores në Buenos Aires, në Argjentinë.

Libri i masakrave

Libri që ish-kryeprokurorja e Hagës ka shkruar në bashkëpunim me Çak Sudetiçin,
një reporter i gazetës "Nju Jork Tajms", përmban shumë të pavërteta
për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe veç të tjerash, akuzon pjesëtarët e saj
se "kanë masakruar më se 300 serbë për t'iu marrë dhe shitur organet e
tyre". Në fillim të prillit, Gjykata e Hagës shpalli të pafajshëm Ramush
Haradinajn, ish-komandant i UÇK-së për zonën e Dukagjinit dhe ish-kryeministër
i Kosovës, si dhe bashkëpunëtorin e tij, Idriz Balaj, ndërsa i akuzuari tjetër,
Lahi Brahimaj u dënua me 6 vite burg. Në gjyqin ndaj Haradinajt, të nisur më 5
mars 2007, u zhvilluan rreth 120 ditë seanca, gjatë së cilave pala akuzuese
solli në sallën e gjyqit rreth 80 dëshmitarë. Mbrojtja e Haradinajt ka
deklaruar se prokuroria nuk mundi të vërtetojë asnjë akuzë dhe nuk e pa të
arsyeshme të sjellë dëshmitarë në gjyq, duke besuar se pafajësia ishte siguruar
nga dëshmitë e dëshmitarëve të palës së kundërt. Më 30 nëntor 2005, Haga kishte
liruar si të pafajshëm edhe dy ish-luftëtarë të UÇK-së, Fatmir Limajn dhe Isak
Musliun, duke dënuar me 13 vjet burg Haradin Balajn, me akuzën "për
shkelje të zakoneve të luftës". Muajin e kaluar, një shoqatë e serbëve të
rrëmbyer në Kosovë deklaroi se do të ngrinte padi gjyqësore kundër Del Pontes,
pasi detajet e saj hidhnin dritë mbi fatin e serbëve të zhdukur. Shoqata bëri
të ditur se do ta padiste Del Ponten për fshehje të krimeve kundër serbëve të
Kosovës. Ndërsa, media kosovare nga ana e saj e ka kritikuar librin dhe ka
përgënjeshtruar të gjitha akuzat që ngrihen në të kundër luftëtarëve të UÇK-së.

11/20/2008



*** Faqet.Com ***