Gërmadhë mendimesh më vijnë në çast, stoli ndjenjash, harmoni e humbur, a thua ç'të jetë vallë?! Më vjen të qaj dhe të qesh njëkohësisht, s'të njoha kurrë, ta dija vetëm emrin, a s'është çudi?.... Nata mbaroj, dhe unë s'e dija se s'do të t'shikoj më asnjëherë. Më ndoqe me sy derisa hapsira s'të lejonte të ndeshësh vështrimin tek unë, në zemër ishe vullkan e zjarr si vitet e ndezura që vjedhin dashurinë, e as që pandehja se s'do të t'shikoj më. Ishim ulur ja këtu, më kujtohet fare mirë kur më hidhje herë pas here shikimin hirëplotë. Nuk më kishte ndodhur asnjëherë të mendoja se njeriu dhe pas syve dashurohet, futet dhe humbet në kaltërsinë e tyre ashtu siç bëra dhe unë... Se kisha ditur se në ato sy fshihej diçka e veçantë,një ndjenjë e panjohur që se preka dot... Mbrëmë dëgjova të flisnin për ty, biseda vazhdoj dhe s'kishte të ndaluar, por unë harrova fjalët tjera, harrova se ku ndodhem, vetëm një lot më rrodhi padashas për të humbur dhimbjen që ndjeva për ty! Ja nisa vrapit rrugës tënde, asaj rrugice ku unë shkoja ç'do natë me shpresë se do të t'shoh dhe njëherë, të futem në vështrimin e syve të tu, si atë natë, ah!-atë mbrëmje kur ishim kaq pranë dhe largë njëri-tjetrit. Hëna më shikonte këndshëm, por unë se duroja dot, më pengonte dhe ajri atë çast, atë sekondë. Ty të morën, të morën përgjithmonë nga unë, Zot përse?! Shikimi yt iu fal dikujt tjetër, tjetër kushi shijon kaltërsinë e syve të tu, ty të morën, të morën nga unë! Jam pranë dritares dhe sodis bukurinë e natës së qetë, në zemër më flejnë mijëra fjalë, në shpirt miliona ëndrra. Hedh këmishën e natës për tu strukur në përditshmëri, unë i dhash pjesën time jetës pa ty, pa sytë e tu, andaj tash më duhet të hedh diku tej leckat dhe bagazhet e së kaluarës duke i mbajtur në mend vetëm format e tyre...!