VIEW FULL VERSION: Link
Title: ABDEL LATIF LAABI-LAUREAT I ÇMIMIT"NAIM FRASHËRI"
Tage:
Blog Entry: POETI MAROKEN ABDELLATIF LAABI - LAUREAT I ÇMIMIT “NAIM FRASHËRI” …për rezistencën e rrënjeve shpirtërore kundrejt entropisë dhe shpërbërjes, për pastrimin dhe rikthimin e nostalgjisë së çiltër mbi mitet e humbura të identitetit dhe zanafillës, për detajin fantazmogorik që feks në kujtesën dhe përditshmërinë tonë, për vegimet sureale mbi sendet dhe dukuritë në vetëdijen e traumatizuar të njeriut bashkëkohor, për metafizikën e konfliktit me mitet e kohës, gjuhës, prejardhjes, traditës dhe historisë, për harmoninë e fjalës poetike me imazhin mediativ e filozofik, për fluturimin poetik transcendental të njeriut si frymë… Tetovë, 20 tetor 2008 Laureat i Çmimit letrar "Naim Frashëri" të Edicionit XII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit" është poeti i madh maroken Abdellatif Laabi, i cili prej kohësh jeton në ekzil në Paris. Ky është vendim i Jurisë së Festivalit i përbërë nga kryetari i jurisë prof.dr. Agron Tufa (Shqiperi), dhe anëtarë të jurisë Drazhen Katunariç (Kroaci) dhe Remzi Salihu (Maqedoni). Në këtë edicion Drejtoria e Festivalit, laureatin e sivjetshëm Abdellatif Laabi do ta shpall edhe Anëtar Nderi të Festivalit...