Me poshte po jap perkufizimin e fobise si fenomen, per ta bere sa me te plote diskutimin.
FOBIA- Frika irracionale e qëndrueshme mbi një object, aktivitet apo situatë specifike (stimuli fobik), që shkakton prirjen kompulsive për ta shmangur.
Kjo prirje shpesh con në shmangien e stimulit ose në përballjen tepër të sforcuar me të.
nje lloj i vecante fobie eshte edhe agorafobia:
Agorafobia- I referohet ankthit të vazhdueshëm e të qëndrueshëm prej situatave apo vendeve nga të cilat ikja apo shpëtimi perceptohet si shumë i vështirë, ndërsa marrja e ndihmës në rast paniku duket si e pamundur.
Personi me agorafobi shmang ose i duron me shumë vështirësi situatat jetësore që mund t’i nxisin shqetësim apo atake paniku, ndaj kërkon gjithnjë të jetë i shoqëruar.